Nuk ka rëndësi nëse jeni person që zgjoheni herët në mëngjes apo flini natën vonë.

Sipas dietologut Rob Hobson, çdo person mund ta nisë ditën mbarë duke nëse konsumoni ushqimet e duhura. Këto janë 10 ushqimet që do ju shtojnë një dozë pozitiviteti i cili do ju shoqërojë përgjatë ditës.

Kakaoja

Ju pëlqen!

Një burim i pasur magnezi, i kërkuar për funksione të ndryshme të trupit, përfshirë këtu dhe konvertimin e ushqimit në energji.

Veza

Përpiquni ntë nisni ditën me një vezë. Jo vetëm që ajo është e pasur me proteina, por gjithashtu përmban një dozë të mirë të 13 lloj vitaminave dhe mineraleve.

Salmon i tymosur

Ky lloj peshku kombinuar me bukë thekre ose vezë për mëngjes, do ju sigurojë me Omega 3, e cila redukton hormonet që nxitin stresin si kortisoli.

Drithëra

Edhe pse disa prej tyre mund të mos jenë shumë të shëndetshme, të zgjedhësh llojet e drithërave të cilat kanë nivele të ulta të sheqerit dhe janë të pasura me fibra mund të rezultojnë një mënyrë mjaft e mirë për të marrë vitaminën B, e cila kthen ushqimin në energji.

Tërshëra

Tërshëra është e pasur me fibra të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit, gjithashtu ulin riskun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kolesterolit të lartë.

Thjerrëzat

Edhe pse ato përmbajnë një sasi të madhe fibrash, shpesh mungojnë në dietën tonë. Nuk ka asgjë më të keqe se një sistem tretës të ngadaltë, e cila iu bën të ndiheni të fryrë. Kështuqë mos harroni të përfshini edhe thjerrëzat në mëngjesin tuaj.

Frutat e thata

Nivelet e ulta të hekurit gjenden më shumë të femrat sidomos vajzat adoleshente, të cilat shpesh ndihen të lodhura dhe të mërzitura. Të konsumosh frutat e thata mund të jetë një mënyrë e mirë për të marrë këtë mineral të nevojshëm për shëndetitin tonë.

Pjepri

Pjepri dhe frutat që përmbajnë sasi të madhe uji si shalqini, iu ndihmojnë për të pasur një lëkurë të hidratuar gjatë dimrit. Ato gjithashtu janë të pasura dhe me vitaminë C.

Kosi

Të gjithë e dimë se kosi në mëngjes shoqëruar me drithëra dhe fruta është i barabartë me një mëngjes të shëndetshëm. Një tjetër arsye për të ngrënë kos: proteinat që ai përmban mund t’ju japin një ndihmë shtesë nëse kërkon të dobësohesh. Kufizo kaloritë dhe sheqernat e panevojshme duke zgjedhur kos të thjeshtë me pak yndyrë.

Lëng portokalli

Niseni ditën mbarë më një gotë lëng portokalli në ditë. E pasur me vitaminë C e cila ndihmon në marrjen e hekurit nga bimët si dhe iu ndihmon për sistemin imunitar.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.