Shumica e fëmijëve nuk janë duke bërë gjumë të mjaftueshëm këto ditë. Madje as të rriturit, por ky është faji jonë – ne jemi të rritur.

Një prej shkaktarëve kryesorë se përse fëmijët po kanë mungesë gjumi janë pajisjet elektronike, ndërkaq mungesa e gjumit ka efekte negative në disponimin e fëmijës, në performancën akademike në shkollë, në zhvillimin fizik, si dhe në shëndetin mendor.

Por, nëse fëmija juaj ka probleme ta balancojë kohën që e shpenzon para ekranit dhe gjumin e shëndetshëm, si mund tan ndihmoni ju?

Largojeni teknologjinë nga dhoma e fjetjes!

Nëse nuk i besoni fëmijës për ta ndalur telefonin, laptopin apo televizorin, atëherë thjesht largoni të gjitha pajisjet elektronike nga dhoma e fëmijës.

Sigurohuni se koha me familjen, detyrat e shkollës dhe të shtëpisë janë primare

Brenda limiteve të arsyeshme, përdorimi i pajisjeve elektronike nuk është problem i madh dhe mund të ketë efekt pozitiv.

Fëmijët madje mund të mësojnë shumë gjëra duke luajtur video-lojëra ose duke shikuar video edukative, por edhe t’i forcojnë aftësitë komunikuese përmes shkëmbimit të mesazheve në internet.

Megjithatë, para video-lojërave, YouTube-s apo Instagram-it gjithmonë duhet të jenë detyrat e shkollës, detyrat e shtëpisë (p.sh. pastrimi i dhomës) dhe koha që e shpenzon fëmija me familjen.  Koha e shpenzuar para ekranit duhet të trajtohet si privilegj.

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur