MekuliPress ju sjellë në kujtesë sulmin publik, që LDK-ja e vitit 2006, i organizoj intelektualit Nexhat Dacit, atëherë anëtar i kryesisë së LDK-së. z. Daci asokohe u shkarkua prej postit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga kryesia e LDK-së.
Edhe atëherë u tentua lincimi publik me termin “antiamerikanizëm”. Qëllimi ishte eliminimi i tij politik.

Pjesë nga intervista e dhënë për DW, viti 2006:

DW: Ishit në dijeni më herët për ndërrimet që ndodhen para se ju të shkoni në pushime në Brezovicë dhe a mendoni se ishte vërtetë një komplot kundër jush, apo një përpjekje për ndryshime brenda LDK-së menjëherë pas vdekjes së Rugovës?

Ju pëlqen!

Nexhat Daci: Unë nuk kam pasur informacion as të tërthortë, kështu që konkretisht u shfrytëzua koha e mospranisë sime. I ngjan më tepër një skenari të një komploti dhe kam qenë relativisht i befasuar dhe me akuza që nuk qëndrojnë fare, gjë që do të thotë ata nuk kanë asnjë arsyetim, sepse edhe në mbledhjen që e kanë patur me kryetarët e degëve nuk kanë argumetuar asgjë. Eshtë munduar të imputohet një antiamerikanizëm që nuk qëndron në asnjë mënyrë. Unë sot e kam bërë një shkrim për media dhe ju kam komunikuar, edhe në Kryesinë e Kuvendit sepse nuk ka shqiptar në Kosovë (edhe) të çmendur që nuk e vlerëson atë që Amerika na bëri qytetarë të lirë bashkë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shpenzuar mbi 12 miliardë dollarë për t`na çliruar, çdo vit i jep 600 milionë dollarë gati aq sa në Kosovë është buxheti jonë, andaj edhe në ceremoninë mortore (për presidentin Rugova) unë u jam drejtuar me një lutje, sepse dy shekuj na kanë mbrojtur dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin. Do të thoja një komplot i njerzëve që nuk kanë kompetencë as politike as nuk e di tjetër çfarë të them…!”

Intervista e plotë:

DW: Edhe pse Kryesia e LDK-së ju shkarkoi të mërkurën ju si zakonisht dje vazhduat punën në zyrën tuaj si kryetar i Kuvendit të Kosovës. Çfarë nuk shihni si legjitime në këtë rast, Kryesinë e LDK-së apo vendimin e saj për shkarkimin tuaj?

Nexhat Daci: Unë mendoj që ka marrë një vendim jolegjitim, jo Kryesinë. Një vendim jashtë statutit të LDK-së, jashtë ingerencave të veta dhe ka marrë një vendim për zëvendësimin tim me nënkryetarin e saj (Kolë Berisha), për të cilin nuk kam asgjë të keqe. Prandaj një iniciim që është i paligjshëm, jashtë statutit kërkon një verifikim parlamentar dhe nuk ka asnjë problem në atë.

DW: Ishit në dijeni më herët për ndërrimet që ndodhen para se ju të shkoni në pushime në Brezovicë dhe a mendoni se ishte vërtetë një komplot kundër jush, apo një përpjekje për ndryshime brenda LDK-së menjëherë pas vdekjes së Rugovës?

Nexhat Daci: Unë nuk kam pasur informacion as të tërthortë, kështu që konkretisht u shfrytëzua koha e mospranisë sime. I ngjan më tepër një skenari të një komploti dhe kam qenë relativisht i befasuar dhe me akuza që nuk qëndrojnë fare, gjë që do të thotë ata nuk kanë asnjë arsyetim, sepse edhe në mbledhjen që e kanë patur me kryetarët e degëve nuk kanë argumetuar asgjë. Eshtë munduar të imputohet një antiamerikanizëm që nuk qëndron në asnjë mënyrë. Unë sot e kam bërë një shkrim për media dhe ju kam komunikuar, edhe në Kryesinë e Kuvendit sepse nuk ka shqiptar në Kosovë (edhe) të çmendur që nuk e vlerëson atë që Amerika na bëri qytetarë të lirë bashkë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shpenzuar mbi 12 miliardë dollarë për t`na çliruar, çdo vit i jep 600 milionë dollarë gati aq sa në Kosovë është buxheti jonë, andaj edhe në ceremoninë mortore (për presidentin Rugova) unë u jam drejtuar me një lutje, sepse dy shekuj na kanë mbrojtur dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin. Do të thoja një komplot i njerzëve që nuk kanë kompetencë as politike as nuk e di tjetër çfarë të them…!

DW: Megjithatë në një intervistë dhënë mediave kosovare keni deklaruar se Filip Goldberg nuk i përfaqëson qëndrimet e shtetit amerikan karshi jush. A mund të ketë përzierja e Goldebergut në këtë aferë edhe pasoja të mëdha për prestigjin e amerikanëve tek kosovarët dhe interesat e dyanshme?

Nexhat Daci: Unë i kam dëgjuar me vëmendje deklarimet, unë i kam cituar vetëm ata që më kanë ardhur në zyrën time, dy nënkryetarëve, që më kanë komunikuar, se është marrë vendim, unë me dhënë dorëheqje. Do të thotë jam thirrur në fjalën e njerëzve dhe në informatat që i kanë lëshuar në media që kanë dalë pas takimeve. Ndërsa unë kur i kam dëgjuar ato informacione edhe nga Stejt Departamenti (amerikan, Shën. red)) edhe nga Filip Goldberg, i kam pranuar si plotësisht të vërteta dhe si çështje e brendshme partiake brenda LDK-së, dhe në një mënyrë me pronocimet e mëvonshme edhe dje në RTK (Radio Televizioni i Kosovës) dhe sot në Kryesinë e Kuvendit dhe para mediave kam treguar përkushtimet e mia për një bashkëpunim të përjetshëm me Amerikën.

DW: I kthehemi edhe njëherë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo asnjëherë nuk është marrë me reformimin e brendshëm. Ku mund t’a çojnë sipas jush LDK-në këto ndryshime dhe a mund të quhet ky si një fillim traumatik?

Nexhat Daci: Të gjithë ne në LDK e kemi pasur më lehtë me presidentin Rugova dmth. edhe unë e kam pas më lehtë, sepse ka qenë një forcë e pakontestueshme si autoritet në Lidhjen Dedmokratike dhë në përgjithësi në Kosovë. Është krejtësisht normale, shikoni në një ekip kur kapiteni dhe lojëtari më i mirë për çështje të Zotit mungon, atëherë ka pretendime prej vetë lojëtarëve të tjerë që secili t’a zëvendësoj kapitenin pa marrë parasysh kontributin dhe vlerën. Unë i konsideroj si lëshime normale të proceseve të demokracisë, nuk kanë dashur që vet me u munduar, që vet të mendojnë për zgjidhjen e ndonjë problemi por i kanë pritur gjithnjë të gatshme dhe ndoshta këtu është problemi i të gjithë neve këtu në LDK.

DW: Në adresën tuaj disa qarqe kanë kritikuar se jeni shumë autokrat? Ju vetë keni pranuar se keni një arrogancë të lindur! Në të vërtetë kë po e pengon Nexhat Daci, sipas pikëpamjes suaj?

Nexhat Daci: Unë do të thoja Nexhat Daci nuk është pengesë në institucion, në parlament. Janë zgjedhjet e ardhshme në LDK. Deri në qershor besoj që do të ketë zgjedhje të reja në parti dhe fokusimi
është që me një njollosje, kur dihet se për Kosovën Amerika është e shenjtë, pra me një njollosje të atillë ata do ta eliminojnë Nexhat Dacin nga të qenit në parti, në LDK.

DW: Spekullohet se motor i këtyre ndryshimeve në prapaskenë është Ramush Haradinaj. Ndërkohë që Kosova po kalon nëpër një krizë të rëndë energjetike, ministria e energjetikës dhe të gjitha ministritë tjera të AAK-së po mbeten të paprekura. Në këto rrethana mendoni se vertet qeveria e re mund të jetë më e mirë se e kaluara?

Nexhat Daci: Jo unë nuk mendoj fare që do të jetë më e mirë as më e keqe, por se do të jetë e njëjta qeveri. Ndërrohet vetëm kryeministri. Nuk do të spekuloja sepse kam investuar shumë në vlerën luftarake dhe njerëzore të Ramush Haradinajt prandaj në mënyrën më të sinqertë shpirtërore në asnjë mënyrë nuk dua t’a prish shpirtin tim. Mendimi im është që do të vazhdojë që Ramushit i duhet vetë t’a bëj një analizë psikopolitike të gjendjes dhe në asnjë mënyrë nuk mendoj keq, as nuk dua të mendoj kurrë sepse shpirtërisht e kam vlerësuar lart, është një familje emblemë e luftës çlirimtare në Kosovë. Një familje që tepër shumë ka sakrifikuar dhe do të jetë shumë e pahijshme dhe jonjerëzore që Daci për t’a mbrojtur karrigën e kryetarit të parlamentit ta përlyej shpirtin e vet.

DW: Çfarë mendoni, a ka bërë në këtë rast Kryesia e LDK-së një aleancë parabolike me ORA të Veton Surroit?

Nexhat Daci: Ka elemente por unë nuk dua të merrem me ato çështje, unë jam aktiv në punën time politike dhe me anëtarësinë. Kam një përkrahje enorme të madhe nëpërmjet E-maileve dhe bisedave me bazën e LDK-së, me popullin. Të gjitha sondazhet nëse i vëreni edhe pse këtu i fshehin mediat qe një vjet tregohet një pozitë e lartë e besueshmërisë të qytetarëve të Kosovës në vlerat e Dacit. Por unë nuk flej mbi këto, do të thotë po vazhdoj një punë aq sa lejojnë mundësitë e mia intelektuale dhe njerëzore për të kontribuar.

DW: Megjithatë a mund të thuhet se të gjitha këto që po ndodhin, paraqesin fillimin e ndarjes brenda LDK-së?

Nexhat Daci: Do të mundohemi për t’a evituar atë. Të gjitha simptomat tregojnë një supozim të tillë. Unë do të bëj çmos që vërtetë t’a evitojmë këtë, sepse fragmentimi ose dobësimi i LDK-së e dobëson edhe Kosovën në momentin politik në Kosovë dhe nuk duhet me i dhanë vetes asi luksi që unë të kontriboj në atë.

DW: Zoti Daci, javën e kaluar ju deklaruat – citoj: “Me emër të Zotit, të hënën në punë”, çfarë edhe doli e vërtetë. ‘Me emër të Zotit’ çfarë do të ndodh të premten?

Nexhat Daci: Me emër të Zotit e sigurtë është që do të mbesë minimumi deputet dhe me emër të Zotit do të jem kandidat shumë i mirë për çdo vend në LDK.

Burimi: https://www.dw.com/sq/nexhat-daci-%C3%ABsht%C3%AB-komplot-i-njer%C3%ABzve-q%C3%AB-nuk-kan%C3%AB-kompetenc%C3%AB-politike/a-2585739

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!