Enis Sulstarova 
Kur ishte ne opozite, Albin Kurti paraqiste projektin e politikes rajonale qe ne qender kishte lidhjen Tirane-Prishtine.

Ideja e tij ishte qe ne njerin krah Tirana-Prishtina te lidhej me Podgoricen-Zagrebin-Sarajeven, aks i cili zgjatohej me Ljubjanen dhe e perfshinte bindshem rajonin ne interesat gjermane dhe evropiane; ne krahun tjeter Tirana-Prishtina lidhej me Shkupin-Sofjen, duke rivitalizuar Korridorin 8 dhe duke dobesuar aksin Beograd-Shkup-Athine.

Ne keto dy akse roli i shqiptareve do te ishte shume i rendesishem. Kur u pa qe Levizja Vetevendosje! kishte gjasa te mira qe te vinte ne pushtet ne Prishtine, Vuçiçi u kunderpergjigj me projektin e “minishengenit ballkanik”, epiqendra e te cilit do te ishte Serbia.

Ju pëlqen!

Per kete iu deshen marionetat ne Shkup dhe Tirane. Sigurisht qe ne Tirane siguroi perkrahjen e nje njeriu pa imagjinate politike, por me nje nuhatje per “pi ar”, qe dihej se do te zgjidhte rrugen me te lehte qe e kishin shtruar te tjeret dhe do te mburrej se ai ishte faktori i paqes ne Ballkanin Perendimor, shto ketu edhe ndikimin e sipermarresve monopoliste prane tij qe kane lidhje me sipermarresit e medhenj serbe dhe maqedonas.

Tani, po shihet se çelesat i mbajne te tjeret, se Shqiperia nuk mund ta terheqe Serbine me prane Perendimit, sepse ajo ka marredhenie te konsoliduara me Rusine, Kinen e shtetet arabe; po keshtu Rama nuk ka fare ndikim mbi veton bullgare ndaj Shkupit; Rama as nuk mund te ndikoje per zgjidhjen e konfliktit midis Kosoves dhe Serbise, por po ul dukshem peshen e diplomacise se Tiranes ne opinionin publik ne Kosove e te shqiptaret e Maqedonise se Veriut.

Deshtimin e tij te dukshem ne politiken rajonale Rama perpiqet ta kompensoje me thirrje patetike drejtuar Brukselit qe ta mirekuptoje Serbine proruse, me thirrje Bullgarise qe te mos bllokoje MV dhe me takime me opinion-beres e sipermarres ne Kosove qe te thyeje veton e Kurtit ndaj perfshirjes ne “Open Balkan”.

“Open Balkan” nuk po sjell ndonje perfitim ekonomik per Shqiperine, perndryshme qeveria nuk do te perpiqej te gjente para me menyra te tjera, siç jane “legalizimi” i mbjelljes se hashashit per qellime mjekesore, amnistia fiskale ofruar “çunave te Londres”, rihapja e lojrave te fatit, zaptimi i çdo metri katror ne bregdet per interes te “investitoreve strategjike”, shkurt menyra per te futur para “te pista” ne ekonomine formale.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.