Formati në fjalë përdoret tek pjesa më e madhe e smartfonëve por disa prej tyre nuk kanë këtë informacion ngjyrash në mënyrë që të arrijnë ta shfaqin siç duhet në ekran.Si një imazh po nxjerr dhjetëra telefonë Android jashtë funksioni

Dhjetëra përdorues të telefonëve Android kanë raportuar në median sociale për një foto në të cilën paraqitet një liqen i cili po bën që smartfonët e tyre të bllokohen e të dalin jashtë përdorimi.

Disa marka duket të jenë prekur përfshirë Samsung dhe Google Pixel. Me tu hapur fotoja, ekrani i smartfonëve fiket dhe ndizet vazhdimisht. Në disa raste rikthimi i smartfonit në gjendje pune kërkon një formatim të plotë.

Ju pëlqen!

Samsung do të dërgojë një përditësim më 11 Qershor për të adresuar problemin, ndërsa Google ka vendosur të mos komentojë ngjarjen. Gjithashtu sipas Android Authority, problemi nuk prek smartfonët Huawei.

Nevojitet rindezja e smartfonit në “Safe Mode” duke mbajtur butonat e volumit ndërsa jeni duke e ndezur. Jo të gjithë smartfonët me Android 10 janë prekur.

Ekspertët thonë se smartfonët bllokohen për shkak se nuk dinë sesi të përpunojnë imazhin. Ndërsa fotografitë dixhitale janë përmirësuar në cilësi, kur hapni një imazh smartfonët kontrollojnë formatin e ngjyrave të tij për të kuptuar sesi duhet përpunuar e shfaqur më pas në ekran.

Ky format ngjyrash i tregon smartfonit se cilën ngjyrë jeshile duhet të përdorë. Ekzistojnë mënyra të ndryshme të të përcaktuar formatin e ngjyrës dhe nganjëherë disa imazhe nuk janë në formatin “Standard RGB.”

Formati në fjalë përdoret tek pjesa më e madhe e smartfonëve por disa prej tyre nuk kanë këtë informacion ngjyrash në mënyrë që të arrijnë ta shfaqin siç duhet në ekran.

Ajo çfarë ka ndodhur në këtë rast është se smartfonët në përpjekje për të shfaqur imazhin dhe ngjyrat e tij kanë dështuar dhe kjo sepse zhvilluesve të softuerë nuk ju ka shkuar në mendje një skenar i tillë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!