Turqia ka vendosur të ndërhyjë në Izrael duke vepruar me mekanizmin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Autoritetin Palestinez. Gazeta turke, e afërt em qeverinë, Yeni Safak, raporton se Ankaraja ka ratifikuar marrëveshjen e sigurisë me AP, të firmosur në vitin 2018. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, forcat palestineze të sigurisë do të trajnohe në Akademinë Turke të Xhandarmarisë dhe Rojes Bregdetare, ndërkohë që do të vihen në zbatim projekte afatshkurtër dhe afatgjatë të cilat synojnë rritjen e aftësive të forcave palestineze.

“Marrëveshja vë në lëvizje një tjetër fazë në marrëdhëniet Turqi-Palestinë”, shkruan ndër të tjera gazeta.

I njëjti burim e krahason dokumentin në fjalë me atë të firmosur nga Turqia me Libinë, duke vlerësuar se ai është një hap i parë drejt arritjes në modelin e marrëveshjes detare me Tripolin, çka në themel është kontestim i integritetit territorial të Izraelit. Duhet thënë se ky akt mund të interpretohet edhe si kundërveprim ndaj partneritetit strategjik që Izraeli ka firmosur me Qipron dhe Greqinë me dallimin se përherë e më shumë Turqia po afirmohet si një fuqi që kërkon revizionimin e rendit në Mesdheun Lindor.