Ky është imazhi i shpërndarë në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm, ku një mësuesi nga Mokra i cili së bashku me çantën e punës ka marrë edhe drutë e zjarrit për ngrohur nxënsit e shkollës në këto temperatura acari.

Foto është publikuar në Facebook nga studiuesi Erald Kapri, përcjell MekuliPress.

Ja postimi i plotë:

Ju pëlqen!

“Shqipëria tjetër. Mësuesi Maliq Torra në fshatin Velçan të Mokrës niset tek nxënësit e tij, bashkë me drutë e zjarrit për të përballuar të ftohtin -12 gradë. Mirënjohje.”

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.