Një raport i ‘Qyteteve Botërore’ në vitin 2016 parashikoi që dy të tretat e popullsisë globale do të jetojnë në qytete deri në vitin 2030.

A mund që ndërtesat si ‘Pyjet Vertikale’ të ndihmojnë në trajtimin e ndotjes dhe të përmirësojnë shëndetin e njerëzve? A mund që këto pyje vertikale të rrethojnë pallatet tona në të ardhmen?

Ky pyll vertikal është në Milano të Italisë. Dy kullat kanë një lartësi prej 111 metrash me 900 pemë, 5,000 shkurre dhe 11,000 bimë.

Një nga banoret tregon se ndihet e privilegjuar që jeton në këtë godinë pasi ka ajër më të pastër, më të freskët dhe ndihet më e qetë mendërisht.

Me shumë mundësi në të ardhmen pjesa më e madhe e godinave do jenë të tilla, pyje vertikale.