Shpesh prindërit tregojnë, madje edhe të shqetësuar, që kur fëmija kthehet nga kopështi, sapo hyn në shtëpi kërkon të hajë diçka. Në përgjithësi prindërit e interpretojnë si shenjë të mosngrënies mirë në kopësht. Arësyeja e vërtetë nuk është mungesa e ushqyerjes, por diçka tjetër. Fëmija ka ndenjur vetëm, larg prindërve, për një kohë të gjatë dhe kjo ndejtje vetëm në kopësht edhe pse aty kalon një ditë aktive, krijon ankth te fëmija. Mungesa e shtëpisë dhe prindërve i krijon frikën se mos e kanë harruar. Një nga mënyrat më të sigurta për të ulur shkallën e ankthit, është ruajtja e ushqimit që është pregatitur në shtëpi ose një gjë e bërë apo blerë enkas për fëmijën.

Kjo është prova më e sigurt që prindërit nuk e kanë harruar. Prindër kujtoni, kur njeriu vjen në këtë jetë, pas gjithë atij mundimi vendosja në trup të nënes dhe gjiri i saj e qetësojnë dhe e sigurojnë që është i mirëpritur. Kjo strukturë kaq e vjetër psiqike është themeli i sigurisë dhe qetësisë të njeriut, e cila zhvillohet sipas etapave të rritjes dhe shfaqet në forma e raste të ndryshme ankthi.

Edhe kjo “uria” e fëmijës që sa kthehet nga kopështi kërkon ushqim në shtëpi, ka të bëjë pikërisht me këtë mekanizëm. Do të sigurohet që nuk e kanë harruar, që janë kujtuar e kujdesur për të. Pra, kur fëmija kthehet nga kopështi, është mirë që të gjejë një pjatë nga ushqim që është gatuar në shtëpi apo diçka tjetër që fëmija e vlerëson.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!