Shqipëria ka edhe një histori të keqe jo shumë të largët në histori. Më 1979 ajo ishte goditur nga një tërmet shkatërrues. Për dallim nga tërmeti i para pak ditëve, asëkohe Shkodra dhe veriu i vendit ishte goditur nga disa lëkundje të fuqishme. Ish-mjeku i Enver Hoxhës, thotë se asaj kohe, ai nuk e tregonte frikën shumë.

Ish-mjeku personal i Enver Hoxhës, në emisionin “Open” disa kohë më parë, u përgjigj se si e përjetoi Hoxha tërmetin, ai u përgjigj;

Në ’79 nuk kam qëlluar të isha pranë tij, në tërmetin e Shkodrës e kam parë, të gjithë udhëheqesit e ndjejnë përgjegjësinë në këto raste, është një moment jo si në të tjerat, testohet gjithë popullata e vendit ajo që quhet human capital.

Ju pëlqen!

-Po thoni që nuk e tregonte frikën

Isuf Kalo: Kam parë mënyrën si u reagua, nuk ndryshon shumë nga gjithë vendet e tjera ka një mobilizim të rastit.

-Ka pasur në atë kohë protokolle për mjekim ilace

Isuf Kalo: Për fat të keq nuk ka protokolle të detajuar, psh OBSH merret shumë me aftësinë që kanë sistemet shëndetësore në raste katstrofash. Figura e mjekut dhe personelit kanë ndritur në raste të tilla katastrofdash, Njerëzit fërkonin sytë në këtë rast se thonin më parë e flisnin jo me shumë vlerësime… por e kanë parë punën

Skënder Brataj edhe shefi i Traumës dhe Ortopedisë janë jashtëzakonisht të specializuar. OBSH ka nxjerrë kohët e fundit, njëkoncept të ri që quhet Onë Society, ku të gjithë kanë pjesën e tyre edhe shoqëria që duhet të menazhojë dhe të përballojë situatat.

Marrja e qetësuesve këshillohet apo jo, se njerëzit kanë ankthe panik

Isuf Kalo: Kjo varet, ngjarja është shokuese, ka stres, shtohet pulsi, ndryshon tensione, ka reagime me ilaçe përkatëse. Duhet të perifrazoj shprehjen e shkrimtarëve: Edhe ne të tjerët që nuk ishim në rrënoja, u kalbëm sipër. Ka të bëjë edhe me kulturën.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!