I keni parë në seriale, filma, albume e koncerte. Keni ndjekur jetën e tyre, lidhjet, ndarjet dhe çdo gjë, derisa papritur, një ditë ata janë në të dyzetat dhe ju s’e keni idenë se çfarë bëhet me to.

Ja si duken sot disa prej tyre:

– Backstreet Boys

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

Ju pëlqen!

Pasi u bënë një nga grupet më të famshme të popit në botë, në vitet ’90 dhe në fillim të viteve 2000, ata bënë një pushim nga viti 2003 në 2006. Pastaj, u kthyen dhe madje arritën të fitonin zemrat e një brezi të ri. Sot, Kevin (48 vjeç), Brian (45 vjeç), Nick (40 vjeç), Howie (47 vjeç) dhe A.J. (42 vjeç) janë akoma aktive, duke dhënë koncerte dhe turne nëpër botë.

– Spice Girls

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

Spice Girls ishin një fenomen krejtësisht i ri dhe revolucionar për muzikën pop në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000. Secila prej personaliteteve të vajzave (Geri, Melanie C, Victoria, Melanie B dhe Emma) tërhoqi një lloj të ndryshëm të turmës së të rinjve në kohën e tyre. Pasi përjetuan disa vështirësi midis anëtareve, grupi u shpërbë në vitin 2001. Sidoqoftë, në 2007-ën ato u kthyen në skenë pasi u lidhën përsëri me sukses dhe riparuan marrëdhëniet prej tyre. Esdhe sot vazhdojnë të japin koncerte, përveç Victoria-s , që i është përkushtuar më shumë imazhit të saj në fusha të tjera.

– Rachel McAdams

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

Personazhi ikonik i Regina George në filmin “Mean Girls” e bëri Rachel të paharrueshme për publikun. Falë aftësive dhe përkushtimit të saj ajo tashmë ka marrë, në moshën 41 vjeçare, disa nominime për çmime të rëndësishme si një Oskar, një BAFTA dhe një SAG.

 – Leonardo DiCaprio

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

DiCaprio i famshëm dhe i mahnitshëm u bë djali i ëndrrave të çdo vajze adoleshente nga vitet 2000, pas performancës së tij mahnitëse si Jack Dawson në Titanic. Aktori është aktiv po njësoj edhe gjatë viteve të fundit.

– Freddie Prinze, Jr dhe Sarah Michelle Gellar

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

Freddie Prinze, Jr dhe Sarah Michelle Gellar u takuan në vitet 1990 në sheshxhirimin e filmit “I Know What You Did Last Summer”. Ata janë të martuar edhe në ditët e sotme, duke qenë një nga çiftet e paktë të Hollywood, që i kanë rezistuar kohës.

– Melissa Joan Hart

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

Aktorja u bë e famshme për rolin e saj si shtriga Sabrina. Sot, ajo është 44 vjeç dhe ka vendosur t’i kushtojë jetën aktrimit dhe familjes së saj.

– Ryan Phillippe

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

Djali simpatik i “Cruel Intentions” vodhi zemrat e vajzave në vitet 2000 dhe vazhdon të jetë po aq simpatik edhe tani. I terhequr prej pak kohësh nga aktrimi, 46-vjeçari është tashmë baba i 2 fëmijëve.

– Ashton Kutcher

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

Ashton, tani është i martuar me Mila Kunis dhe ka dy fëmijë. Jeta e tij ka ndryshuar mjaft që nga vitet e çmendura, kur ai ishte me aktoren Demi Moore. Kutcher është përfshirë në disa fushata altruiste dhe me përgjegjësi shoqërore.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.