“Të dashuruarit pa e ditur se si të dashurohet e lëndon personin që e dashurojmë”

Murgu Budist, mësuesi dhe aktivisti paqësor Thich Nhat Hahn (Zeni budist) në librin e tij “Si të dashurohet (How to love)” shkruan se mirëkuptimi është sinonimi për dashurinë.

Në zemër të mësimeve të tij qëndron ideja se të dashurosh do të thotë ta kuptosh plotësisht dhimbjen e atij\asaj (“dhimbjen” mund të tingëllojë pak dramatike, por në Budizëm ky term i referohet burimeve të dhimbjes së thellë fizike, psiko-emocionale dhe shpirtërore).

Ju pëlqen!

Mirëkuptimi, në fund të fundit, është ajo që të gjithë kanë nevojë – por edhe nëse ne e zotërojmë mirëkuptimin në nivelin teorik, në zakonisht jemi shumë të nxën me vogëlsinë e fiksimeve tona për të qenë në gjendje të ofrojmë një mirëkuptim të tillë.

Autori e ilustron këtë mospërputhje me një metaforë të zgjuar:

“Nëse e derdhni një grusht grip në një gotë me ujë, ai ujë bëhet i papijshëm. Por nëse e derdhni kripën në lumë, njerëzit mund të vazhdojnë ta përdorin ujin për pije, pastrim etj. Lumi është i pafund dhe e ka aftësin të pranoj, të mbajë dhe transformojë.

Kur zemrat tona janë të ngushta, mirëkuptimi dhe dhembshuria jonë është e limituar, dhe ne vuajmë. Ne nuk mund t’i tolerojmë ose ti pranojmë të tjerët dhe dobësitë e tyre dhe ne kërkojmë që ata të ndryshojnë.

Por kur zemrat tona zgjerohen, këto gjëra më nuk na bëjnë të vuajmë, sepse ne tani kemi mirëkuptim dhe dhembshuri të mjaftueshme dhe gjithashtu mund t’i pranojmë të tjerët ashtu siç janë, të cilët si rrjedhim e kanë mundësinë të ndryshojnë pastaj”.

Nga kjo vjen pyetja se si mund të arrijm t’i zgjerojmë zemrat tona, e cila fillon me zotimin për të kuptuar dhe gjithashtu për ti duruar dëshmitarët e vuatjes sonë, dhe përgjigja është:

“Kur ne e mbështesim dhe e ushqejmë lumturinë tonë, ne jemi duke e ushqyer mundësin tonë për të dashuruar. Kjo është edhe arsyeja se pse të dashurosh do të thotë t’a mësosh artin e kultivimit të lumturisë. Ta kuptosh vuajtjen e tjetrit është dhurata më e mirë që ju mund t’i bëni dikujt.

Mirëkuptimi është emri alternativ i dashurisë. Nëse nuk mund të kuptosh, nuk mund as të dashurosh” thotë murgu budist vietnamez Thich Nhat Hahn. Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.