Teprica me ushqime të shpejta jo vetëm që dëmton organizmin tonë, por modifikon pjesërisht strukturën e trurit për të rritur ndjenjën e urisë.

Që ushqimi i shpejt (Fast/Junk Food) është i keq për ju, sigurisht nuk është diçka e re dhe nuk është vetëm emri që jep një ide shumë të saktë të asaj që ne futim në trupin tonë: ka shumë studime që shpjegojnë se sa e pashëndetshme është të hash ushqime industriale, snacks dhe ushqime të shpejta të ndryshme, duke qenë se ato kanë një përmbajtje të lartë kalorike, por një nivel të nutricional.

Por çfarë ndodh me ne nëse e teprojmë me një dietë të këtij lloji? Kjo është pyetja Chris van Tulleken, një mjek anglez, i cili, me një qasje pragmatike të dikurshme, ka vendosur të eksperimentojë mbi veten e tij pasojat afatgjata të një diete jo të shëndetshme.

Ju pëlqen!

Chris iu nënshtrua një diete të përbërë nga 80% ushqime të shpejta për 30 ditë dhe analizoi ndryshimet në trupin dhe trurin e tij nga pikëpamja biokimike, metabolike dhe neurologjike.

Eksperimenti në fakt nuk është aq ekstrem sa mund të duket: një në pesë njerëz në MB ushqehet normalisht në këtë mënyrë dhe sipas një studimi të fundit, shumica e fëmijëve në vendet e industrializuara marrin dy të tretat e kalorive të përgjithshme nga ushqimi industrial, me pasoja serioze në shëndetin e tyre.

Efektet e kësaj diete nuk vonuan: pas disa ditësh mjeku filloi të vuante nga atakë urie që nuk i kishte pasur kurrë më parë, të ngjashme me sulmet e vogla të ndërprerjes së ushqimit. Dhe për t’i komplikuar gjërat, ju shfaq një formë e rëndë e kapsllëkut, e cila i bllokoi zorrët për ditë të tëra.

Në fund të 30 ditëve, fiziku i Chris ishte i shkatërruar: pesha e tij ishte rritur me 6,5 kg dhe indeksi i masës së yndyrës ishte rritur me 2%. Analizat e gjakut zbuluan disa disbalanca hormonale: më e rënda ishte ajo e hormonit të urisë, e cila u rrit me 30%.

Por më mbresëlënëse ishte se si dieta ndryshoi trurin e tij. MRI tregoi se në fund të 30 ditëve, ishin krijuar lidhje të reja midis zonave më parë të pavarura të trurit: ajo dietë favorizonte krijimin e lidhjeve midis zonave të trurit që kontrollojnë mekanizmin e shpërblimit dhe atyre që kontrollojnë sjelljet e përsëritura automatike. Në thelb, ju krijuan lidhje që e nxisin trurin të kërkojë ushqim – edhe kur trupi është plot – vetëm për të aktivizuar mekanizmin e bonusit, ashtu si njerëzit me varësi nga droga, alkooli dhe duhanpirja.

Prandaj, ushqimi industrial është “dizenjuar në tryezë” për të qenë i shijshëm dhe i dëshirueshëm, por jo për të ngopur: sa më shumë të hani, aq më shumë dëshironi. Kripa, sheqeri dhe aromat janë të dozuara në mënyrë perfekte për të kënaqur qiellzën, si dhe konsistencën. Nuk është rastësi që studiuesi, në dokumentar, flet për inxhinierinë ushqimore.

Pse po ndodh e gjithë kjo? Ushqimi industrial – përfundon studimi – përmban shumë kimikate, efektet e të cilave, të vetme dhe të kombinuara, nuk dihen plotësisht. Ajo që është vërtetuar është se ata që konsumojnë zakonisht ushqime të padëshiruara priren të marrin mbi 500 kalori më shumë në ditë sesa ata që ndjekin një dietë të shëndetshme. Dhe efektet e kësaj lloj diete tek fëmijët dhe adoleshentët mund të jenë edhe më të rënda, sepse truri është ende në zhvillim. Focus/ Perktheu Edel Strazimiri/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.