Shenjat astrologjike siç i njohim ne sot, janë kodifikuar nga babilonasit rreth shekullit të katërt para Krishtit, por që nga 3000 para Krishtit në Mesopotami janë bërë parashikime bazuar në pozitën e Diellit, Hënës dhe pesë planeteve më të afërt të Tokës. Babilonasit ndanin qiellin që rrethonte observatorin (zodiakun) në dymbëdhjetë pjesë, secila prej të cilave ishte një konstelacion. Çdo muaj Dielli, në lëvizjen e tij të dukshme rreth Tokës, kalonte nga njëra, tek tjetra. Shenjat e zodiakut janë emëruar sipas këtyre konstelacioneve.

Fuqia Luanit dhe qetësia e Peshores. Çdo shenje i atribuoheshin karakteristika të ngjashme, të lidhura si me simbolin e shenjës (për shembull: Luani = fuqia), ashtu edhe evolucionin psikologjik të lidhur me ndryshimin e stinëve, kështu për shembull Dashi përfaqëson vrullin e zgjimit pranveror, Akrepi fertilitetin në verë, Peshorja qetësinë e vjeshtës, Bricjapi energjisë nëntokësore të dimrit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!