Kuvendi ka tërhequr sot nga votimi projektligjin për mediat audiovizive. Shkak është bërë shqyrtimi që po i bën këtij projektligji Komisioni i Venecias. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Balla tha se Komisioni i Venecias do ta diskutojë këtë paketë me procedurë të përshpejtuar më 21 mars.

Ai la të hapur mundësinë e reflektimit në ligj të propozimeve, nëse Komisioni i Venecias do të ketë të tilla lidhur me këtë paketë ligjore.  

Të shtyhet shqyrtimi i dekretit të Presidentit, deri sa të vijë qëndrimi i kërkuar nga Komisioni i Venecias. Kërkojmë që diskutimi të qëndrojë në program, por të shtyhet diskutimi deri sa Komisioni i Venecias, më 20 a 21 mars ta sjellë raportin e vet dhe sikurse kemi bërë në shumë momente te rëndësishme si të Reformës në Drejtësi, Venecia ka dhënë propozime shumë të mira që janë reflektuar, sikurse kemi edhe ligje të tjera që i kemi përmirësuar”, tha Balla.

Ju pëlqen!

Në rendin e ditës për sot ishte parashikuar votimi për dekretin e Presidentit Meta, që kërkoi mosmiratimin e kësaj pakete. Dy javë më parë, presidenti Ilir Meta refuzoi futjen në fuqi të dy ligjeve për median, të njohura si paketa antishpifje. Ndër argumentet e kthimit mbrapsht të ligjit, Meta shprehej se paketa shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik, shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, të shtypit dhe të informimit. Paketa antishpifje, ndryshe ligji për mediat online, u miratua në seancën e 18 dhjetorit të vitit të kaluar me votat e shumicës. Projektligji kaloi me 82 vota pro, 13 kundër, ndërsa 5 deputetë nuk morën pjesë në votim.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!