Fitorja bindëse e Shpejtim Bulliqit për të parin e Podujevës, i ka dhënë një ‘shuplakë’ LDK-së për brenda partisë dhe jo vetëm. Shumë reagime kanë ardhur nga shoqëria civile, por, edhe nga politikanë të ndryshëm.

Fillimisht, ishin reagimet për brenda partisë së LDK-së, që u shprehën hapur se kësaj parti i duhet reforme e thellë.

Mirëpo, ajo që tani po diskutohet edhe më shumë janë zgjedhjet nacionale, pasi, ato në Llap ishin vetëm test për të parë se nga cila anë po shkon elektorati – shkruan Syri.net Kosova, përcjell MekuliPress.com

Ju pëlqen!

Është profesori universitar, Bekim Baliqi, ai që ka reaguar, duke thënë se pas këtyre zgjedhjeve edhe shumë kryetarë të tjerë t’i bëjnë çantat gati, pasi, qytetarët më nuk mashtrohen nga asfalte e sheshe.

“Pas këtyre zgjedhjeve, le t’i bëjnë çantat gati lirisht edhe shumë kryetarë tjerë. S’ka më instant sheshe, asfalt e përmendore qe i mashtron qytetaret!” – shkruan Baliqi në Facebook

Analisti politik Agon Maliqi e ka quajtur si shenjë të forcimit të Vetëvendosjes fitoren e kandidatit të saj, Shpejtim Bulliqi, në Podujevë qysh në raundin e parë të votimeve.

Maliqi theksoi se LDK humbi bastionin e saj që e mbante më së forti për 20 vite dhe se kjo ka rritur mundësinë për zgjedhje të hershme nacionale.

“Kandidati i Vetëvendosjes fitoi në zgjedhjet e parakohshme për kryetar në Podujevë në rrethin e parë më 51%. LDK humbi bastionin e saj që e mbante fuqishëm për 20 vite. Kjo është një konfirmim i qartë se VV është rritur dhe qeveria qendrore nuk ka mbështetje popullore. Zgjedhjet e parakohshme nacionale tani duken shumë më të mundshme,” ka shkruar Maliqi në Twitter.

Edhe Ehat Miftaraj nga IKD tha se Llapi dëshmoi se me keqqeverisje, nepotizëm e afera korruptime dhe kapje të shtetit, pensionimin nga skena politike e ke të sigurt.

“Llapi i dëshmoj LDK dhe Agim Veliut se me keq qeverisje, nepotizëm, afera korruptive dhe kapje të shtetit, pensionimin nga skena politike e ke të sigurt. E njëjta vlen edhe për krejt partitë tjera politike” – shkruan Miftaraj.

Ndërsa, profesori Vigan Qorrolli i bëri thirrje kryeministrit Hoti që të bëhet fisnik e të dorëhiqet në këtë formë t’i hap rrugë zgjedhjeve nacionale.

Kurse, analisti Krenar Shala, deklaroi se pas rënies së kalasë së Agim Veliut, të shpresojmë e besojmë që zgjedhjet në Podujevë do të shërbejnë si katalizator për ndryshim në qeverinë qendrore, duke shtuar se shpëtim s’ka, veç vonim.

Reagim pati edhe zëvendësministri i MPJD-së nga AAK, Gani Dreshaj, ku uroi Bulliqin për fitoren dhe tha se ndryshimi duhet të ndodh kudo në ato komuna, ku janë krijuar klane interesi e familjare, pavarësisht subjektit partiak.

Tutje, Dreshaj shtoi se qytetari i Kosovës është mjaft dënues ndaj të keqes dhe shumë vlerësues ndaj të mirës.

E ashpër në reagimin e saj ishte edhe vet anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ku kërkoi të largohet nga LDK, kreu i saj,Isa Mustafa, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu. Ajo tha se këta të ecin për në shtëpi, pasi, në 10 vitet e fundit më shumë LDK-në, herë e mban Hashimi e herë Albini.

Nga reagimet e shumta, pa dyshim ka edhe nga LVV ku nënkryetaria, Arbërie Nagavci ka shkruar se nuk ka bastione ka Vetëvendosje e ka qytetarë që vlerësojnë e dënojnë.

Këto janë vetëm disa nga reagimet e shumta që erdhën pas fitores së LVV në bastionin 20 vjeçar të LDK-së. Ky rezultat nuk është asgjë më shumë se një ‘shuplakë’ që atyre ua dha elektorati , të cilët deklaruan se tashmë janë të lodhur nga klasa e vjetër politike dhe se më shumë mesazhi i tyre ishte si një test për zgjedhjet e reja nacionale.

Shumë pazare politike u lanë pezull, pikërisht për të parë se çfarë do të ndodh në Podujevë.

E më këto rezultate, hyrja e PDK-së në koalicionin qeverisës LDK-AAK-Nisma, është me e realizueshme se kurrë më parë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka fituar zgjedhjet në këtë komunë në raundin e parë.Sipas rezultateve që preliminare, Bulliqi ka fituar 51.6 përqind të votave.

Për Nexhmi Rudarin e LDK-së kanë votuar 36 përqind ndërsa rreth 13 përqind kanë votuar Naim Fetahun e PDK-së.Zgjedhjet në Podujevë u mbajtën pas dorëheqjes së Agim Veliut nga posti i kryetarit të komunës në shkurt të këtij viti, pasi u emërua ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë Kurti.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.