Qytete dhe shtete të tëra përreth botës kanë rikthyer masat e serta të kufizimit në luftë ndaj koronavirusit, teksa numri i të infektuarve globalisht ka kaluar shifrën prej 13 milionë të prekurve.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tash e një javë raportohen nga 60 mijë raste të reja me koronavirus në baza ditore, guvernatori i Kalifornisë ka urdhëruar mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve, kinemave e muzeve, në kuadër të rikthimit dramatik në mbyllje.

E në Australi, ku shifra e të prekurve ka kaluar 100-mijëshin, shteti më i goditur i Uellsit të Ri Jugor ka zbatuar kufizime të ngjashme për kafenetë.

Ju pëlqen!

Ndërkaq Hong-Kongu ka paralajmëruar masa të reja të distancimit social, duke nisur nga mesnata, pasi autoritetet alarmuan se rreziku nga shpërthimi masiv i infeksionit është jashtëzakonisht i lartë.

Në të gjitha këto vende bartja e maskave mbrojtëse është bërë e detyrueshme, ndërsa në Hong-Kong janë paraparë gjoba prej 645 dollarësh për të gjithë ata që nuk i bartin maskat në publik.

Vendimi për rikthim të kufizimeve është marrë vetëm një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se pandemia nuk është as afër së përfunduari.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.