Me tërheqjen e deputetit Haxhi Shala, Grupi Parlamentar i Nismës Socialdemokrate nuk do të funksionojë si i veçantë në Kuvendin e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në seancën e Kuvendit ka njoftuar se ky grup do të shuhet.

Osmani lexoi njoftimin e deputetit tashmë të AAK-së, Haxhi Shala, dhe tha se deri në një vendim tjetër Grupi Parlamentar Nisma Socialdemokrate shuhet në Kuvend.