Lajmi i sotshëm i përcjellë nga TvT për komunikimin mes përfaqësuesve të kompanisë “Fusha” dhe institucioneve të shtetit shqiptar për çështjen e Teatrit Kombëtar ofron një episod të trishtë të mënyrës sesi ky “shtet” mbron interesin publik.

Nuk mund të mos bjerë në sy sesa shpejt lëvizin institucionet që nga momenti i propozimit të kompanisë, sesi brenda pak ditësh ngrihen grupe pune, bëhen sugjerime dhe merren vendime.

Nuk mund të mos bjerë në sy fakti se kompania nuk konsideron për asnjë moment rikonstruksionin e godinës ekzistuese, por kalon direkt në variantin më të shtrenjtë, atë të një teatri të ri. Dhe se po kjo kompani, me pak përvojë në projekte kaq komplekse, kishte porositur madje një projekt në një nga arkitektët më të mirë duke rrezikuar kështu një pagesë paraprake për një projekt që mundet edhe të mos miratohej.

Ju pëlqen!

Nuk dihet se çfarë analizash ka bërë kompania, por Instituti i Ndërtimit u shpreh për pamundësinë e rikonstruksionit pas propozimit të kompanisë, e cila madje sipas shkress së Bashkisë Tirana ka propzuar që projekti të vihet në zbatim përmes një ligji të posaçëm. Dhe të gjitha këto propozime vihen në zbatim, ndaj tyre nuk ka asnjë oponencë, aq sa duket si një kombinim perfekt vizioni i kompanisë për teatër të ri me obsesionin e kryeministrit për prishjen e teatrit ekzistues.

Janë pak si shumë rastësi që të besohet se janë realisht të tilla. Ky është një skenar operimi që në pikëvështrimin e biznesit ka shumë rreziqe dhe ka siguri zbatimi vetëm nëse ka paraprakisht siguri miratimi.

Shikoni sesi miratohet një ligj në Shqipëri, me një propozim. Shikoni sesi Parlamenti me dele-deputetët që janë aty miratojnë një ligj që me procedurën si kalon në fakt anullon rolin e legjislativit që merr pamjen e një noteri të kryeministrit. Dhe ta krahasojmë këtë me malin e vështirësive që haset për një të drejtë referendumi.

Shikojmë pra të gjithë jo se kush e ka pushtetin në këtë vend, por se kujt realisht i shërben ky pushtet dhe më e trishta se çfarë objektivash kanë liderët e këtij vendi: një kullë atu, një leje më tej, një koncesion dhe pak fasadë për miletin që e shkund atë të shkretë votë sa e bën telef.

s.zaimi

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!