Aksioni i sekuestrimit të villave në Brezovicë ka përfshirë edhe dy vëllezërit biznesmenë të ish-presidentit Hashim Thaçi. Secili ka nga një villë të ndërtuar pa leje në ketë zonë turistike. Por, prej datës 11 tetor nuk mund t’i shfrytëzojnë më.

Me vendim të prokurorit Rasim Maloku, villat e tyre janë sekuestruar nga shteti, zbulon lista e siguruar nga Betimi për Drejtësi.

Dy vëllezërit e ish-kryeministrit e ish-presidentit Hashim Thaçi merren kohë të gjate me biznes. Pas vitit 2008 e tutje.

Ju pëlqen!

Nazmiu është i përfshirë në biznesin fitimprurës të guroreve. Drejton biznesin “Geo Mineral”, që ka një gurëthyes të madh në fshatin Aztrazub të Malishevës.

Ndërkaq Blerimi merret me biznesin e ndërtimeve. Drejton biznesin “Ilira Builiding”, që ka në pronësi komplekse banesore me çmime tejet të larta në treg.

Vikend-shtëpizat e ndërtuara ilegalisht në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri” u sekuestruan javën që shkoi. Atyre iu ngjitën shiritat i Policisë dhe iu ndaluan punimet. Pronarët e tyre do të njofton për sekuestrimin e tyre.

 

“Ne do të paraqesim kërkesën tek gjykata për rrënimin e tyre. Është vendimi përfundimtar i gjykatës që me i rrënu këto objekte, është çështje ligjore dhe besojmë që edhe gjykata do të marr vendim për rrënimin e tyre”, tha prokurori Maloku.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!