Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka bërë thirrje që mos krijohet panik sepse ka mjaftueshëm rezerva ushqimore.

“Jemi në kontakt me furnizuesit e rezervave shtetërore. Situata është nën kontroll, nuk duhet të jemi në një situatë që të kemi panik. Dua të ju konfirmoj qytetarëve që rezervat shtetërore janë të ruajtura si gruri, nafta dhe barërat” , tha ajo.

Ajo ka thënë se është shumë e rëndësishme që kompanitë publike të cilat ofrojnë shërbime publike të punojnë.

Ju pëlqen!

“Dua të potencoj, është e rëndësisë së madhe që ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime esenciale të kryejnë këto shërbime. Si KEDS, KEK, KOST”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe për angazhimet e departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Inspektoratit të tregut dhe të punës. Ajo ka thënë se i kanë pranuar 1 mijë thirrje me ankesa kryesisht për rritje të çmimeve të produkteve ushqimore.

“Situata është shumë e mirë, kemi raportimet dy herë në ditë nga inspektorati tregut dhe i punës. Kemi filluar me pranimin dhe adresimin e konsumatorëve. Kemi pranuar 1000 thirrje, kryesisht ankesa me ngritje të çmimeve në veçanti ato ushqimore”, tha Hajdari.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.