Në një njoftim në profilin e tij në Facebook, ministri i Jashtëm, njëherësh zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se Kosova do ta bojkotojë këtë ngjarje.

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja jonë znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontrovers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit”, shkroi Pacolli.

Kësaj nisme menjëherë i është bashkuar Shqipëria.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se Shqipëria ka anuluar pjesëmarrjen në samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që do të mbahet më 8 korrik në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Cakaj ka thënë se anulimi i pjesëmarrjes në samitin në Sarajevë për t’u solidarizuar me Kosovën.

“Shqipëria anulon pjesëmarrjen në samitin e SEECP në solidaritet me Kosovën. Trajtimi i Kosovës nga organizatorët e samitit është i papranueshëm dhe është në kundërshtim të qëllimit të tij, për të krijuar atmosferë besimi, raporteve të mira fqinjësore dhe stabilitetit. Nuk ka bashkëpunim pa trajtim të barabartë”, ka shkruar Cakaj në një postim në Tëitter.

Në ceremoninë e dhënies së Nobelit ndaj Handkes, deri më tani janë deklaruar se nuk do marrin pjesë, Turqia, Maqedonia e Kroacia si dhe Afganistani.

Kujtojmë që Handke si një admirues i madh i Millosheviqit, në një shkrim të publikuar gjatë luftës në Kosovë, kishte shkruar “Nëse mbështetni serbët, çohuni në këmbë”. Autori austriak kishte theksuar se asnjëherë nuk beson se serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...