Vetëm 30 ditë afat për agjencitë qeveritare amerikane nga Shtëpia e Bardhë që të heqin nga celularët aplikacionin kinez të TikTok.

Reuters raporton se memorandumi i Shtëpisë së Bardhë u është dërguar të hënën agjencive qeveritare. Kjo bëhet për të garantuar sigurinë kibernetike të të dhënave të SHBA-së, pas dyshimeve se TikTok përdoret nga qeveria kineze për të grumbulluar informacionet personale të përdoruesve dhe për të spiunuar. Por kompania i mohon këto pretendime.

Me urdhrin e nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë, të gjithë punonjësve të agjencive federale amerikane u lihet 30 ditë kohë që të fshijnë nga celulari TikTok-un.

Ju pëlqen!

Një vendim të ngjashëm për punonjësit në zyrat shtetërore e ka ndërmarrë edhe Kanadaja.

Pak javë më parë, edhe Bashkimi Europian nxorri urdhër se aplikacioni TikTok nuk duhet të përdoret në zyrat e tyre.

Lexo po ashtu:  "Unë mendoj se një gazetar i keq beson se jeta e tij varet nga burimi, sidomos në ato raste kur ai është zyrtar dhe për këtë arsye e konsideron atë si diçka të shenjtë, pajtohet me të, e mbron atë dhe, tek e fundit, hyn në një marrëdhënie të rrezikshme bashkëfajësie me të"
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!