Shtatorja e Ismail Qemalit në Prishtinë plot defekte

Ilir Muharremi, kritik i shkencave të artit

Plot defekte është shtatorja e Ismail Qemalit e vendosur më 2015 afër pallatit të shtypit në Prishtinë e punuar nga skulptori Luan Mulliqi. Fytyra e tij nuk ka të bëj fare me Qemalin ajo pjesa e karakterit, orgjinaliteti, ndonëse artisti ka tendencë më shumë të shfaq artistiken se sa gjestin dhe shpirtin e Qemalit. Fytyra është plot rrudha dhe vrazhdësi, derisa në origjinal figura e Qemalit është e butë, e bardh dhe ka shkëlqim dhe më ëngjëllore. Mulliqi e shfaq një fytyrë shumë ekspresive. Pastaj pjesa e gjoksit, e nxjerr tej mase jashtë, gjoks muskuloz, një dukuri shumë negative në të gjitha skulpturat duke filluar nga heronjtë e deri te figurat e shquara politike. Thuajse ishin gladiator e jo mendimtar. Një figurë shumë e bukur në fotografi, ndërsa nga skupltori e mbushur me baltë.

Përse gjithë ai  gjoks i Qemalit në veprën e Mulliqit i nxjerrë jashtë?

A është tendencë e qëllimit sipas versionit personal dhe artistik? Nuk e besoj, kjo tregon një trashëgimi të dobët tonën në të gjitha skulpturat. Dora me të cilën mbanë flamurin duke si e thyer shumë e vogël në raport me trupin. Duket si e pavarur. Mungojnë detajet.Po ashtu edhe krahrori, koka e i tërë trupi, si çdo gjymtyrë të ishte e huaja në gjithë atë trup. Mungon haromonia ndërmjet pjesëve trupore. Drita e cila bie mbi shtatore jep një imazh tejet të vrazhdtë.

Pastaj, pjesa e kostumit si qëllim i stilizmit e që nuk ka të bëj fare me stilizim, sepse kostumi më shumë duket  si veshje turke saktësisht e Sulltanit. Duhet të kemi kujdes shumë të veshja sepse dëmton nacionalitetin. Nuk e di arsyen e kësaj veshje derisa dihet saktë veshja e Ismail Qemalit. Stili i të punuarit është i njëjtë  me skulpturën e Fehmi Aganit pranë Fakultetit të Filologjisë  nga po i njëjti autor.

Andaj, skulptura e Ismail Qemalit duket si e lënë përgjysmë nuk është e përfunduar dhe krijon shëmtinë.

Ilir Muharremi, autori është kritik i shkencave të artit www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]