Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të vendoset në rrethrrotullimin, në qendër të qytetit të Ulqinit, tek ndërtesa e Komunës.

Këtë lajm për portalin Ul-info e vërtetoi kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i cili shtoi se për këtë gjë u fitua pëlqimi i Ministrisë së Kulturës.

Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e këtij heroi kombëtar shqiptar.

Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress