Faton Bislimi ndihmon edhe studentët shqiptarë të kryejnë studime në SHBA dhe Kanada.

Autori dhe filantropisti shqiptar, Faton Bislimi, ka prezantuar në Universitetin e Harvardit librin e tij me rrëfime mbi shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit në SHBA

Gjatë studimeve dhe qëndrimit të tij në SHBA, Bislimi ka bashkëpunuar ngushtë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane për çështjet shqiptare. Ai njihet edhe si filantropist i suksesshëm; përmes fondacionit arsimor, Bislimi ndihmon studentët shqiptarë të kryejnë studime në SHBA dhe Kanada.

Ju pëlqen!

Në profilin zyrtar të tij në Facebook, Faton Bislimi ka shkruar se është i nderuar që pati mundësi të prezantojë librin e tij me rrëfime në Universitetin e Harvardit.

“Sot, pata nderin e veçantë që në bibliotekën e John F. Kennedy School of Government, Harvard University (Shkollës Postdiplomike të Qeverisjes, Universiteti i Harvardit), se bashku me miq të mirë të dorëzoj librin tim mbi rrëfimin e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit! Ky rrëfim, që në këtë libër vjen edhe si kontribut i punës së jashtëzakonshme akademike dhe hulumtuese të znj. Shirley Cloyes DioGuardi, Kongresistit DioGuardi, z. Leke Rezniqi nga Shoqata e Miqësisë Kosove-Izrael, e z. Agim Alickaj, tash e tutje do të jetë në dorën edhe të hulumtueseve të Harvardit”, ka shkruar Bislimi.

“Krenar me kontributin heroik të popullit tonë në periudhën më të rëndë të historisë moderne evropiane! Krenar me “besën” si virtytin e traditën tonë që ka qenë bazament i karakterit shqiptar, e që sot na duhet më shumë se kurrë”, ka pëfunduar ai në postimin e tij.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!