Shqiptari nga Kosova Dio Dragaj, është emri më i ri që pritet të shijojë suksese në arenën ndërkombëtare në muzikë.

14 vjeçari ka arritur që pas disa performancave të mrekullueshme të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e ”The Voice Kids” të Gjermanisë.

Dio Dragaj është edhe i biri i Adnan Dragajt, ish-frontmentit të grupit të njohur ”Humus”.

Ju pëlqen!

Talenti i tij i jashtëzakonshëm kishte bërë që anëtarë të jurisë edhe të ngriteshin në këmbë duke kërkuar që ai të jetë pjesë e grupeve të tyre.

Dragaj do të paraqitet në finalen e madhe të dielën e 21 prillit me fillim prej orës 20:15 në kanalin televiziv SAT1, ku edhe do të kuptohet si mund të votohet nga publiku.

Mediat vendore kishte raportuar edhe më parë për talentin e Dio Dragaj dhe audicionet me pjesëmarrjen e tij të cilat po zhvilloheshin në Gjermani.

Dio Dragaj gjithashtu ka disa ‘cover’ të këngëve të ndryshme të publikuara në rrjetet sociale që janë mjaft të pëlqyera. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!