Shqiptari Ilir Kerni është emëruar drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit në Kroaci. Ai do të jetë në këtë post për periudhën 2019-2023.

Soprano Ermonela Jaho ka reaguar pas këtij lajmi duke e vlerësuar emërimin e Kernit si largpamësi të kroatëve për një vlerë artistike shqiptare.

“Urime Ilir Kerni për emërimin e merituar si Drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit (2019-2023) dhe komplimenta kroatëve për largpamësinë dhe vlerësimin ndaj një vlere artistike kombëtare shqiptare si ju”, shkruan soprano me famë ndërkombëtare.

Ilir Kerni drejtoi për disa vite edhe Teatrin e Operas dhe Baletit në Shqipëri, për tu larguar në vitin 2016-të ëpas disa mosmarrëveshjesh me Qeverinë. Artistët e TKOB firmosën në atë kohë një peticion kundër largimit të Kernit, që gjithsesi nuk u mor në konsideratë.