Kosova e ka fituar edhe një medalje në Grand Slamin e xhudos në Budapestit, që përfundon sot. Shqiptarja nga Kosova, Loriana Kuka, ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë.

Në luftë për vend të tretë, Loriana e mposhti rusen Antonina Shmeleva.

Grand Slami i Budapestit shënon rikthimin e garave të mëdha të xhudos pas pushimit të gjatë. Kosova është dëshmuar si fuqi e xhudos. Të premten medalje të artë fitoi Distria Krasniqi.

Lexo po ashtu:  Rashica ndihet 100% gati
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!