“Gold Talent London” është një projekt me qendër në Londër që synon të zbulojë sa më shumë talentë shqiptarë kudo që ndodhen në botë.

WAPA (World Association of Performing Arts) merren me organizimin e eventeve që kanë si synim të zbulojnë dhe të promovojnë talente të rinj në fushën e artit. Presidenti i WAPA në Armeni ka zgjedhur të bashkëpunojë me disa shqiptarë në Londër për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimeve në zbulimin e talenteve.

Pjesë e kësaj nisme për zbulimin e talenteve do të jenë shumë të rinj shqiptarë nga të gjitha trevat. Gjithashtu pjesë e jurisë janë përzgjedhur shqiptarët Juliana Shalla, Alma Strazimiri dhe Gëzim Shkreli, të cilët prej vitesh merren me promovimin e talenteve shqiptarë në Britani dhe jo vetëm.

Ju pëlqen!

Juliana Shalla së bashku me organizatorë të tjerë po punojnë për vënien në skenë të konkursit “Albania Future Stars”. “Duke shpresuar që pandemia nuk do të jetë pengesë këtë vit po punojmë shumë për realizimin e këtij projekti”, shprehet Shalla

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.