Opus Klassik në Gjermani ka shpallur listën e të nominuarve nëpër kategori të ndryshme për artistë të muzikës klasike, dhe në këtë listë është e nominuar edhe artistja e famshme shqiptare Ermonela Jaho.

Ermonela Jaho që është e njohur për rolet e mëdha të shfaqjeve operistike nëpër shumë skena të mëdha prestigjioze të botës, në këtë garë është e nominuar në kategorinë “Këngëtarja e Vitit”, ku ka të përfshirë edhe shumë këngëtare të tjera operistike që kanë famë ndërkombëtare.

Organizatorët kanë bërë të ditur se tashmë juria për vlerësim të çmimeve është caktuar, kurse fituesit do të shpallen më 18 tetor në Shtëpinë e Koncerteve në Berlin.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.