Shqiptarët në Maqedoni janë kombi më i shtypur në gjithë Evropën

 

Ata këto ditë po protestojnë për Almirin e vogël i cili u vra vetëm se ishte shqiptar. Shqiptarët e poshtëruar, këto ditë po protestojnë për dënimet e padrejta në rastin e montuar “Monstra”, ku disa shqiptar u dënuan me burgim të përjetshëm vetëm se ishin shqiptar.
Ata sot po protestojnë për gjuhën e mohuar, për Universitetin, për punë e kundër diskriminimit në baza etnike.
Ata po kërkojnë jetë të dinjitetshme në Iliridën e tyre historike. Ata po e kërkojnë lirinë në vendin e tyre, aty ku lindi i madhi Lekë dhe e lumtura Nënë Tereza.
Ata sot po protestojnë për barazinë dhe drejtësinë që u takon.

Ata të shtypur po luftojnë shtypësit. Ata po protestojnë këto ditë kundër tradhtisë të partive politike shqiptare, që ishin dhe janë në pushtet, dhe kundër kryeministrit Zaev.

Shqiptarët po protestojnë për të tashmen e të ardhmen e tyre. Shqiptarët kanë vendosur të mos heshtin. Ata kanë vendosur të rezistojnë. Ata kanë vendosur të fitojnë, dhe do të fitojnë.
Rroftë rezistenca e më të dashurve tanë në Maqedoni. Rroftë Ilirida e u jetësoftë Shqipëria e bashkuar.
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.