Kosova, sot shënon 24-vjetorin e Maskarës më të tmerrshme që u krye në vend nga regjimi serb, atë të Reçakut.

15 janari i vitit 1999-të shënon një nga ngjarjet më makabre të kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Ishte pikërisht masakra e Reçakut që preku ndërgjegjen e bashkësisë ndërkombëtare duke e pasqyruar mizorinë e pushtetit ushtarako-policor serb.

Atë kohë, Ambasadori i misionit të OSBE-së, Ëilliam Walker, që shkoi në vendin e ngjarjes e pa me sytë e tij tmerrin e shkaktuar ndaj shqipëtarëve nga Serbia. E atë tmerr ua pasqyroi edhe ndërkombëtarëve.

“Fatkeqësisht nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”, deklaronte në janarin e vitit 1999 Valker.

E sot në 24-vjetorin e e dhimbshëm të Masakres së Reçakut në vend do të kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit.

Për nder të shënimit të kësaj date, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca, do të bëjnë homazhe tek Memoriali Përkujtimor.

Kjo ngjarje filon nga ora 10:00.

Ndërkohë nga ora 11:00, krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Vendosja e kurorës së përbashkët në memorial me prezencë të togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe nderimet te varrezat në memorial janë po ashtu në agjendë