Virusi Covid-19 ka përfshirë gjithë botën e rastet me fatalitet janë të shumta. Por ka njerëz që nuk e besojnë ekzistencën e virusit.

Në vendin tonë, numri i atyre që nuk e besojnë ekzistencën e virusit nuk është i pakët, e si rezultat i kësaj vërehet shtimi i rasteve të të infektuarve. Vetëm ditën e djeshme, në Republikën e Kosovën kanë rezultuar 276 raste pozitive me Covid-19 e që numri total për momentin ka arritur në 7413 raste, ndërsa raste aktive janë 3201 dhe 185 vdekje.

Fytyrat publike të vendit tonë janë angazhuar që të ndikojnë në vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtje nga virusi, por ka edhe nga ata që e kanë bërë të kundërtën duke u shprehur që “virusi nuk ekziston”.

Ju pëlqen!

Sot, përmes rrjetit të tij social Facebook, ka reaguar edhe këngëtari Genc Prelvukaj i cili shprehet i befasuar se si ka njerëz që marrin guximin të kontestojnë të gjithë shkencën botërore duke thënë se virusi nuk ekziston.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Shqiptaret me dy shtete te dobeta , me ekonomi per faqe te zeze, deri para 70 viteve 99% analfabete, me sistem arsimor te tmerrshem dhe me deficit shkencetaresh, deri vone fanatike e radikale, marrin guximin te kontestojne te gjithe shkencen boterore duke thene qe virusi nuk ekziston. Idiotesia e tyre shkon deri aty saqe me diploma te dyshimta ose pa to, te edukuar keq por me vetebesim deri ne mangesi mendore, kujtojne qe kane zberthyer komplote e konspiracione globale.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.