Nga: Eshref Haxhiu

SHQIPTARËT

Janë të pasur si vend, por të varfër si popull. Duan ndryshime, por nuk ndryshojnë dot. Janë të ri në moshë, por të vjetër në ide. Janë të mençur, por jo të ditur. Janë kokëfortë, por jo këmbëngulës. Janë trima, por s’kanë guxim. Kanë dëshira, por s’kanë kurajë. Janë të zjarrtë, por jo të ngrohtë. Nxehen shpejtë, ftohen lehtë. Kanë shumë fjalë, por pak punë. Janë apolitik, por shumë partiak. Janë patriot me ndjenja, por antikombëtar me veprime. Janë krenarë me të kaluarën, por skeptik për të ardhmen. Punojnë pak, lodhen shumë. Pushojnë shumë, çlodhen pak. Vishen mirë, ushqehen keq. Argëtohen shumë, por kënaqën pak. Kanë shtëpi të pastra, por lagje të ndotura. Vetura të mira, por rrugë të këqija. I nënshtrohen dogmave, por jo ligjeve.

Në kuptimin anatomik, ata kanë tru, por nuk kanë “bythë” – kjo është edhe arsyeja pse nuk janë të suksesshëm. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress