Sot Serbia zyrtare shqiptarët i quajti “të ardhur nga malet”. Dje i quante “njerëz me bisht”, shkruan MekuliPress.com

Për bukë të gojës shqiptarët e varfër iknin në mërgim, në Beograd e në Serbinë e kamur. Atje buka e mërgimit ishte e lyer “me gjak”. Këta shqiptarë frymezuan poetin e madh shqiptar, Esad Mekulin, të shkruaj poezinë epike “Sharrëxhiu”, ku ndër tjerash thoshte: “Ai kur e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shok, e bishti i saj ka dalë prapa, dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta?“, kujton e pavarura Mekuli Press.

Sharrëxhiu

Ju pëlqen!

Nga Esat Mekuli

“Xhepat e sharrëxhiut janë shumë të ngushta për duart e ënjtura të tij”.
Ai kur e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shok, e bishti i saj ka dalë prapa, dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta?

“O vëlla me sharrë në krah”
Do të shoh prapë me duar të mërdhime nën sjetull
Me sharrën e stërlashtë mbi krah
Dhe sopatën e mprehtë të rasun në shok 
Në fytyrën tande lexoj: Kam fjetur në podrumin e lagshtë, unë i trembëdhjeti
Dhe kam hangër në kusinë e bakrit, të sjellun prej vendlindjes 
Prej vendlindjes, fasulen e hollë të vendlindjes unë i trembëdhjeti.
-Pse unë kënaqem me pak prej këtyre duarve të mërdhime, Atje mbas 77 bjeshkëve, 7 gojë presin…

Prishtinë 1930.

 

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.