“Shqiptarët e Maqedonisë BDI-së mund t’ia falin të gjitha, por jo edhe ‘Sopotin’, ‘Shkupin 2014’, Enciklopedinë Maqedonase që fyen popullin shqiptar, “Montsrën”, Likuidimin e Harun Aliut me shokët, natën e Tradhtisë së Madhe në Kumanovë…, e mbi të gjitha nuk duhet t’ia harrojnë degradimin dhe partizimin e sistemit arsimor si dhe, kriminalizimin e shoqërisë shqiptare.

Dhe kur bëhet fjalë për kriminalizimin e shoqërisë shqiptare – gjë që e përkrahnin dhe e stimulonin qarqet politike e policore maqedonase, duke e ditur se ajo rrugë çon drejtë përçarjes dhe vëllavrasjes ndërshqiptare si dhe drejtë shkatërrimit të indit kombëtarë shqiptarë – BDI atë thuajse e institucionalizoi, ashtu që sot qytetarët e trembur flasin edhe për kryemafiozë e narkomanë që drejtojnë komuna e institucione shtetërore. Siç flasin edhe për atë se prej moti, kundërshtarët e vet politik, BDI-ja i lufton me banditët e lagjeve, të cilëve ua ka lënë në duar vendbanimet shqiptare dhe të cilët janë në shërbim të disa funksionarëve të kësaj partie si dhe të qarqeve policore që e stimulojnë krimanilizimin e shqiptarisë së këtushme.

“Shqiptarët e Maqedonisë BDI-së mund t’ia falin të gjitha, por jo edhe ‘Sopotin’, 'Shkupin 2014', Enciklopedinë…

Slået op af Mekuli PressTirsdag den 5. november 2019

Andaj zgjedhjet e ardhme parlamentare duhet të shihen si mundësi e fundit që shqiptarët e Maqedonisë të çlirohen nga drejtuesit e kriminalizuar të kësaj partie, sepse mbetjen në pushtet ata e shohin si të vetmen mundësi për mosndëshkimit e tyre. Pra, shqiptarët e Maqedonisë kurrë nuk duhet të heqin dorë nga kërkesa që të dalin përpara drejtësisë të gjithë të përfolurit publikisht të kësaj partie për ryshfetmarrje e vepra kriminale, sepse vetëm kështu do mund të shihet si këta të paushqyer mirë të deridjeshëm, u bënë milionerë, edhe atë duke u marrë vetëm me aktivitete partiake e politike!” (Kim Mehmeti)

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.