Autoritetet austriake kanë nisur hetimet mbi dyshimet e forta nëse fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, ka pranuar shtetësinë e ish-Jugosllavisë në vitin 1999. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë fituesi i çmimit Nobel në Letërsi automatikisht humb shtetësinë e Austrisë.

Kryetari i rajonit ku ka jetuar Handke ka urdhëruar urgjentisht drejtorinë për të hetuar faktet. Carinthia është krahinë në të cilën Handke ka qenë i lajmëruar para se të lëviz, kështu që ajo ka juridiksion për çështjen e shtetësisë, raporton Kosova Press.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ligji austriak parashikon shtetësi të dyfishtë vetëm në raste të jashtëzakonshme. Handke duhej të merrte miratimin e autoriteteve austriake për nënshtetësi të dyfishtë pasi të paraqiste një kërkesë me shkrim në Carinthia përpara se të merrte pasaportën e ish- RFJ-së. Shkrimtari, atë kërkesë siç është evidentuar në dosje këtë nuk e ka bërë kurrë. Mediat austriake për shkak të situatës së re spekulojnë se me cilën shtetësi kur Handke ka marr çmimin Nobel përfaqëson Serbinë apo Austrinë.

Fituesi i çmimit Nobel shkaktoi reagime të forta në opinionin shqiptar pasi ai njihet si një nga mbështetësit me të zjarrtë të ish-liderit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviçit. Ky i fundit me regjimin e tij spastrues kreu gjenocid ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë gjatë luftës në vitin 1999.

/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...