Pak ditë më parë, stafi i ADZM Berat informoi mbi gjetjen e një 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗼𝗻𝗷𝗲 𝘁𝗲 𝗺𝗮𝗹𝗶𝘁 (𝘼𝙦𝙪𝙞𝙡𝙖 𝙘𝙝𝙧𝙮𝙨𝙖𝙚𝙩𝙤𝙨) në Skrapar e cila më pas u përcoll prej tyre në Qendrën e Rehabilitimit të Shpendëve të Egër në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Analiza grafike e kryer nga ADZM Fier, konfirmoi dyshimet se shpendi ishte i plagosur dhe i paaftë për fluturim. Grafia tregoi se trupi i Shqiponjës së Malit ishte i mbushur me saçme ndërsa krahu i djathtë rezulton i thyer.

Me shumë mundësi shpendi është qëlluar për tu kapur e përdorur si objekt tregtie. Pra, kemi të bëjmë me një viktimë të pastër të brakonazhit me qëllim tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra. Që të dy veprimet janë rreptësisht të ndaluara dhe duhet të penalizohen.

Shqiponja e malit, ky simbol kombëtar, shpend madhështor i maleve tona, është pikërisht ai që na jep krenarinë dhe identitetin kombëtar. Ndaj ky rast i goditjes apo i tregtimit të Shqiponjës së malit nuk duhet kaluar në heshtje. Është përdhosje e simbolit tonë kombëtar ndaj dhe duhet që autoritetet përgjegjëse ta marrin rastin tepër seriozisht dhe ta hetojnë.

Ju pëlqen!

Ky akt është akoma më i rëndë se çka paraqitet nëse marrim parasysh se në 20 vitet e fundit, popullata e Shqiponjës së malit ka pësuar rënie drastike. Nëse në fillimin e viteve 2000, BirdLife International raporton 50-150 çifte të Shqiponjës së malit, Atlasi i Shpendëve Folezues të Europës raporton në 2020 për vetëm 25-63 çifte folezues.

𝗣𝗿𝗮 𝗻𝗲 𝟮𝟬 𝘃𝗶𝘁𝗲𝘁 𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁, 𝗽𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗮𝘁𝗮 𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗼𝗻𝗷𝗲𝘀 𝘀𝗲 𝗺𝗮𝗹𝗶𝘁 𝗻𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲𝘀𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲 𝗸𝗲𝘁𝗲 𝗿𝗲𝗻𝗲 𝗺𝗲 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟱𝟬-𝟲𝟬%. 𝗡𝗷𝗲 𝗿𝗲𝗻𝗶𝗲 𝘁𝗲𝗽𝗲𝗿 𝘀𝗵𝗾𝗲𝘁𝗲𝘀𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗽𝗲𝗿 𝗰𝗱𝗼 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗰𝗱𝗼 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿!

Autoritetet duhet të reagojnë me hetimin dhe ndjekjen e menjëhershme të këtij rasti që ky lajm i trishtë të mos përdoret vetëm për të njollosur Shqipërinë. Por ata duhet të reagojnë dhe për rimëkëmbjen e simbolit tonë kombëtar që po rrezikon të zhduket nga memorja historike. Vite të shumta të përndjekjes, rrëmbimit të të vegjëlve, helmimit dhe shqetësimit të habitateve folezuese po e zhdukin simbolin tonë. Kjo humbje nuk ka çmim sepse ruajtja e memories historike është më e rëndësishme se çdo gjë.

Nëse nuk veprohet sot, nesër askush nuk do të flasë më për lidhjen simbolike të kombit tonë me Shqiponjën e malit dhe shqiptarët mund të quhen çdo gjë veç jo bijtë e Shqipes Krenare!

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.