Tirana zyrtare ka arritur ta kompletojë dështimin e saj tërësor edhe në procesin e integrimit. Sot kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë të ditur se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut në vlerësimin e procesit duke njohur arritjet e Shkupit zyrtar.

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha Merkel në një takim virtual me komisionet e parlamenteve të vendeve anëtarë të BE-së.

Ky deklarim nuk është pasqyruar në një pjesë të mediave të Tiranës që mbështesin qeverinë që edhe vetë nuk ka një qëndrim. Prej rreth dy vitesh Shqipëria mban peng Maqedoninë e Veriut duke imponuar një politikë për të cilën paguan faturë një vend tjetër. Sigurisht kanë qenë edhe miq të qeverisë shqiptare që kanë lobuar që këto vende të mos ndahen, pasi në këtë formë është më e lehtë që negociatat të bëhen detyrim për t’u futur në axhendë.

Ju pëlqen!

Shqipëria e Edi Ramës është i vetmi vend me kushte ekstra në kuadër të këtij procesi dhe ajo ka dështuar. Nëse deri pak kohë më parë deklaronte se është opozita që e ka këtë përgjegjësi, sot ajo është përballë pasqyrës e vetme. Do të ishte për të ardhur keq nëse opozita do ta ndihmonte Edi Ramën në këtë moment, por asgjë nuk është për t’u përjashtuar.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.