Me 105 vota pro, 52 kundër dhe 15 abstenime Rusia ka kaluar në Komitetin e Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së një draft rezolutë kundër “Glorifikimit të nazizmit, neonazizmit dhe praktikave të tjera që kontribuojnë në ushqimin e formave bashkëkohore të racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës që lidhet me të”.

Drafti detyron Asamblenë të shprehet për glorifikimin e nazizmit, neonazizmit dhe ish-anëtarët e WAffen SS, përfshirë ngritjen e monumenteve dhe mbajtjen e demonstrimeve publike që glorifikojnë të shkuarën naziste.

Thuajse të gjitha vendet e ashtuquajtura perëndimore e kanë kundërshtuar rezolutën dhe kanë votuar kundër. Delegatë të tyre e kanë cilësuar dokumentin si përpjekje të Moskës për të shfrytëzuar një pretekst për justfikimim e luftës në Ukrainë.

Ju pëlqen!

Shqipëria ka votuar kundër rezolutës, kurse Serbia, një vend me marrëdhënie të ngushta me Moskën, ka abstenuar.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!