Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot do të qëndrojë në Kosovë.

Meta do të dekorojë njësitet ushtarake dhe policore, e po ashtu edhe njësitë e tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës për kontributin e dhënë gjatë situatës së krijuar pas tërmetit në Shqipëri.

Ju pëlqen!

Po sot, Meta do të vizitojë familjen Abazi në Gjilan, e cila humbi dy anëtarë të saj gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Durrës.

Ai gjatë kësaj vizite ngushëlluese do të shoqërohet nga kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Më pas, Meta do të ketë një takim në Gjilan edhe me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Haradinaj.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!