Ambasada e Rusisë në vendin tonë ka njoftuar shtetasit e saj se Shqipëria ka vendosur të anulojë vizat për ta për sezonin turistik. Qeveria shqiptare ka vendosur që turistët rusË kanë të drejtë qëndrimin në vendin tonë deri në 3 muaj ose 90 ditë brenda 180 ditëve ose 6 muajsh dhe kjo do të jetë e vlefshme për periudhën nga 1 prilli deri më 31 dhjetor 2021.

Sipas këtij vendimi, shtetasit rusë, kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë të pajisur vetëm me pasaportë dhe pa vizë. Heqja e vizave, bëhet me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj.

“Shqipëria anulon vizat për turistët rusë. Në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë nr. 214 nga data 25 mars 2021, regjimi pa viza për qytetarët e një numri shtetesh, përfshirë Rusinë, është prezantuar për periudhën nga 1 prill deri më 31 dhjetor 2021. Rezidenca e lejuar në vend është 90 ditë nga çdo 180 ditë, duke filluar nga data e hyrjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ngjan kjo me një prej metodave të Turisë nën qeverisjen e Erdoganit, e cila u hapi derën turistëve dhe tregtarëve rusë, duke jua bërë atyre Turqinë atdhe të dytë. Kjo çoi në sigurimin e një kapitali të madh njerëzor turistik me të ardhura të shumta.