Një faturë e re prej 110 milionë eurosh, i shtohet shpenzimeve që buxheti i shtetit shqiptar duhet të paguajë për shkak të gjyqeve në arbitrazhin ndërkombëtar.

Sipas disa të dhënave konfidenciale, fituesi i tenderit për parkun e parë fotovoltaik në vend, atë të Akërnisë në Vlorë, me një investim prej 70 milionë euro do të kërkojë dëmshpërblim për mos përmbylljen të kontratës.

Dy vite më parë qeveria shqiptare shpalli fituesin dhe parku parashikohej të ndërtohej për 18 muaj dhe konsorciumi fitues i tenderit përbëhet nga “India Power Coorporation”, kompani indiane, “Minings Resources FZE”, kompani në Emiratet e Bashkuara Arabe për nxjerrjen e mermerit dhe “Midami Limited” nga Hong Kongu.

Ju pëlqen!

Sasia e dëmshpërblimit të kërkuar prej 110 milionë eurosh, është e njëjtë me dëmshpërblimin që shteti ynë duhet t’i paguajë sipërmarrësit italian Francesco Bechetti, për bllokimin e pa drejtë të aktiviteteve të tij.

Por sipas një auditimi të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit , një tjetër dëm ekonomik prej 90 milionë eurosh që rrezikon t’i shtohen nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kontata për projektin e “Përmirësimit të Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe” e financuar përmes marrëveshjes së financimit nga qeveria Japoneze është ndërprerë në datën 4 korrik të vitit 2018.

Për prishjen e kësaj kontrate në kundërshtim me marrëveshjen e financimit dhe me kushtet e kontratës, kontraktori ka hapur çështje në gjykatën pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, Londër.

KLSH sanksionon se duke marrë në konsideratë paligjshmërinë e zgjidhjes së kontratës në mënyrë të njëanshme, ka shumë mundësi që pas vendimit të gjykatës buxheti i shtetit të paguajë një tjetër shumë të majme.

Listës së humbjeve i shtohen edhe 44 milionë dollarë në formë dëmshpërblimi për llogari të kompanive Copri dhe Aktor, për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Humbja totale përmes gjyqeve ndërkombëtare për shtetin tonë pritet të arrijë kështu në rreth 355 milionë euro.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.