Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se janë gati për t’u lansuar në hapësirë nga baza Kennedy në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Rama me anë të një shkrimi në Facebook thekson se Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre për përpunim të informacioneve gjeo-hapësinore.

“Gati për t’u lëshuar në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë super teknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precision të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2 – satelitët e Albania 1 dhe Albania 2”, ka shkruar Rama.

Ju pëlqen!

“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, përfundon ai.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!