Kombëtarja e Shqipërisë U-16 në konkurrencën e femrave, ka shfaqur lojë të bukur, teksa ka mposhtur Lituaninë me rezultatin 3-1, në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për UEFA Development Tournamet.

Ekipi i drejtuar nga Agustin Kola, dhuroi spektakël në stadiumin “Air Albania”, duke kënaqur të pranishmit që ishin aty për të ndjekur këtë ndeshje.

Për Kombëtaren shqiptare së pari shënoi Iliadhi në minutën e 31-të, ndërsa Qosa realizoi dy gola (39’) dhe (51’), duke i dhënë fitoren futbollisteve kuqezi.

Ju pëlqen!

Pas dy ditësh Kombëtarja e U-16 do të përballet me Gjeorgjinë, ndërsa në datën 16 të këtij muaji do të luajë me Malin e Zi.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!