Shqipërinë e shkeli për herë të parë, në vitin 1971 dhe kishte për të qenë një lidhje dashurie…
”Duhan tarabosh dhe llullë, dhuratë. Marr gjysmë kile, me vete”, – kur e dëgjon të flasë kështu, duket një shqiptar i zakonshëm. Në fakt, 78-vjeçari Bjorn Edgar vjen nga Suedia. Vizita e hershme i kthye në një premtim, se do të reshtte së vizituari këtë vend të vogël…

“Erdhëm grup turistësh, por premtova që nëse Shqipëria hapet, do të kthehesha. Gjuha është çelësi që hap vendin, hap derën, mund të bisedoj me njerëzit, mund të lexoj…”, thotë ai.

Dhe ashtu ndodhi. Hapja e kufijve në vitin 1990, ishte momenti për të përmbushur premtimin vetes. Bjorni, flet tashmë 8 gjuhë të huaja, por mënyra sesi e ka mësuar shqipen, është befasuese.

Ju pëlqen!

‘E kam mësuar me libër, me kasetë, në fillim… Më pas, fillova të udhëtoj. Kur u hap Shqipëria, s’pata më problem, më pëlqen shumë vendi juaj”, – tregon ai.

Suedezi 78-vjeçar, dikur mësues i gjuhëve të huaja, vjen çdo vit në Shqipëri. Eventi që ai nuk do të donte ta humbiste, është panairi i librit. Ai ka lexuar një sërë autorësh, mes të cilëve përmend: Ismail Kadare, Vili Minarolli, Bledi Fevziu, Dritëro Agolli dhe veprat e Enver Hoxhës.

Bjorn Edgar, tashmë është i vetëm në udhëtimet e tij, por deri vonë, shoqëruese të përhershme kishte bashkëshorten, e cila, nuk jeton më. Ajo që i pëlqen më së shumti në Shqipëri, është natyra, duke veçuar bjeshkët, si dhe zonën juglindore të vendit.

“Bjeshkët, malet më pëlqejnë më shumë, deti disi. Malësia e Madhe, Gramozi janë mrekulli! Edhe në veri Vermosh, Tamarë, Voskopojë. Korça është qytet simpatik, ndryshe nga qytetet e tjera, është lart, ajër i freskët. Në hotele ose në kamping, ose në makinë, pak të izoluar, në natyrë, më pëlqen shumë natyra shqiptare”, – shprehet ai.

Traditat e lashta dhe kultura ilire, për Bjornin, Shqipërinë e bëjnë të papërsëritshme…

“Vallet shqiptare janë të mrekullueshme, ngjajnë pak me grekët. Jeni pak të ngjashëm, vetëm gjuha është ndryshe. Ju jeni ilirët, rrënjët ilire. Shqipëria është më ekzotike sesa Greqia”, – tregon Bjorn.

Si vizitor i përhershëm, 78-vjeçari, nuk mund të mos vërejë ndryshimet viteve të fundit.

“Ka ndryshuar shumë, nga një vit në tjetrin… Kullat,.. është një Manhatan. Më mirë! Pamja është e mrekullueshme, kanë rregulluar sheshin, parkun, rrugët. Para disa vitesh, rrugët ishin shumë keq, vështirë për të udhëtuar… Tani janë mirë, kjo e lehtëson shumë një udhëtar si unë, mund të shkojë kudo. Për herë të dytë, isha në vitin 1996… Morëm një traget, nga Shkodra deri në Sarandë… Menduam se një ditë mjafton, por dy ditë udhëtin. Duhet të kalonim një natë në Llogara, për të fjetur në çadër. Nuk kishte tabela”, – thotë ai.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.