Shqipëria! 30 vjetë në darën e “Strategjisë së tensionit” – Besim Dervishi.

Ishte 26 Shkurt 1996 (25 vjet me pare). Nje dite e ftohte dhe e zakonshme si gjithe ditet e tjera. Por ajo qe do te ndodhte ate pasdite para marketit te firmes VEFA do te prishte qetesin jo vetem te banoreve te Tiranes, por te gjithe Shqiperise. Nje shperthim i fuqishem para marketit, qe ndodhej tek vendi i quajtur “Nentekateshet”, gati e shkaterroj krejt ate duke e kthyer ne nje grumbull tullash dhe suvaje. Ishte nje autobombe! Nje atentat qe nuk ishte pare dhe degjuar here tjeter ne Shqiperi. Makina bombe e vendosur para marketit, la kater qytetar te pafajshem te vrare. Por me shume se kater viktima, ky atentat vrau qetesin e shqipetarve, si dhe i paralajmeroj ata se ketej e tutje nuk do te kishte me paqe ne kete toke te bekuar.

Vrasje dhe ekzekutime kishin ndodhur edhe me pare ne Shqiperi, por menyra demostrative e ketij akti terrorist, ishte nje mesazh i qarte frike dhe terrori, ndaj qytetarve paqesor dhe vete institucioneve demokratike.
Pas 2-3 diteve te para coroditese, agjencite e kohes e rimblodhen vehten duke publikuar “identiktin” e nje djali te ri qe ishte pare nga kalimtaret te dilte nga automjeti-bombe. Por as kjo dhe as postoblloqet e shumta nuk ndihmuan ne kapjen e autorit ose autoreve.

Ju pëlqen!

Atentati me autobombe te kujtonte atentatet e kryera nga mafia siciliane ne Itali, por dhe nga organizata te tjera te ekstremit te djathte dhe te majte. Edhe italia kishte nje pike fillimi. Ishte 12 Dhjetori i vitit 1969, kur nje shperthim i fuqishem ndodhi para Bankes Kombetare te Agrikultures ne Milano. Nga ky shperthim pati 17 te vrare dhe shume te plagosur.
Per gazetaret dhe kriminologet italian, data 12 Dhjetor / Siguri per Pushtetin Okult. Eshte Pasiguria per Qytetaret/ L. Sciascia

26 Shkurt 1996. Nje dite e ftohte dhe e zakonshme si gjithe ditet e tjera. Por ajo qe do te ndodhte ate pasdite para marketit te firmes VEFA do te prishte qetesin jo vetem te banoreve te Tiranes, por te gjithe Shqiperise. Nje shperthim i fuqishem para marketit, qe ndodhej tek vendi i quajtur “Nentekateshet”, gati e shkaterroj krejt ate duke e kthyer ne nje grumbull tullash dhe suvaje. Ishte nje autobombe! Nje atentat qe nuk ishte pare dhe degjuar here tjeter ne Shqiperi. Makina bombe e vendosur para marketit, la kater qytetar te pafajshem te vrare. Por me shume se kater viktima, ky atentat vrau qetesin e shqipetarve, si dhe i paralajmeroj ata se ketej e tutje nuk do te kishte me paqe ne kete toke te bekuar.

Vrasje dhe ekzekutime kishin ndodhur edhe me pare ne Shqiperi, por menyra demostrative e ketij akti terrorist, ishte nje mesazh i qarte frike dhe terrori, ndaj qytetarve paqesor dhe vete institucioneve demokratike.
Pas 2-3 diteve te para coroditese, agjencite e kohes e rimblodhen vehten duke publikuar “identiktin” e nje djali te ri qe ishte pare nga kalimtaret te dilte nga automjeti-bombe. Por as kjo dhe as postoblloqet e shumta nuk ndihmuan ne kapjen e autorit ose autoreve.

Atentati me autobombe te kujtonte atentatet e kryera nga mafia siciliane ne Itali, por dhe nga organizata te tjera te ekstremit te djathte dhe te majte. Edhe italia kishte nje pike fillimi. Ishte 12 Dhjetori i vitit 1969, kur nje shperthim i fuqishem ndodhi para Bankes Kombetare te Agrikultures ne Milano. Nga ky shperthim pati 17 te vrare dhe shume te plagosur.
Per gazetaret dhe kriminologet italian, data 12 Dhjetor 1969, eshte data e fillimit te aplikimit te se ashtequajtures “Strategjia e Tensionit”, nje forem operimi e organizatave ekstremiste te djathta por edhe te majta, qe mbeshteteshin nga segmente te larta politike, por edhe individe dhe persona brenda sherbimeve sekrete dhe me tej.
Kishte dy lloje mendimesh per strategjin e tensionit.
Nje mendim ishte se kjo menyre operimi ishte veper e ekstremisteve te djathte edhe te majte, te cilet nepermjet terrorit dhe frikes, synonin marjen e pushtetit. Ndersa nje mendim tjeter ishte se strategjia e tensionit ishte veper e segmenteve politike, si dhe qarqeve te larta politike por edhe atyre brenda agjencive, sherbimeve dhe institucioneve qe synonin nepermjet ketyre veprimeve perhapjen ne popullat te nje gjendje frike dhe pasigurie, per te justifikuar vendosjen e nje sere masash, dhe praktikash autoritare, te cilat kufizonin lirite dhe te drejtat e qytetarve, kjo ne emer te gjoja vendosjes se stabilitetit shteteror, rregullit dhe qetesise publike.

Aktet te tilla ne Shqiperi kishin ndodhur edhe me pare, por shperthimi i autobombes te VEFA ishte paralajmerimi i shume ngjarjeve qe do te trondisnin vendin. Disa vite me vone per autoresin e ketij atentati kishte disa versione. Sipas gazetes Shqip 2003 e cila i referohej televizionit grek ANTENA, shperthimi ishte veper e nje shtetasi greke, qe operonte me firmen VEFA dhe kishte nxjer shuma te madha parash nga Shqiperia. Ndersa vite me vone ish truproja i Presidentit te atehershem, hodhi versionin se shperthimi ishte kryer nga individ brenda agjencive te shtetit, me djeni te politikes. Megjithate kjo menyre operimi ngjante si dy pika uji, me ngjarjen e ndodhur ne 12 Dhjetor 1969 ne Banken Kombetare te Agrikultures ne Milano. Ishte nje shperthim identik dhe me mesazhe te qarta per ato qe do te vinin me pas, njelloj si shperthimi i 1969 ne Itali. Shperthimi i 1969 ne Itali parapaljmeroj se tani Italia kishte hyre ne fazen e strategjise se tensionit, e cila do te merte fund shume vite me vone ne fund te viteve 80 dhe fillim te viteve 90, me nje bilanc prej mbi 4500 bomba e atentate dhe qindra te vrare. Si date qe i jep fund aplikimit te se ashtequajtures “Strategji Tensioni” ne itali, meret shperthimi ne stacionin e trenit ne Bolonja ne 1982 ku u vrane dhjetra qytetar. por disa historian e vazhdojne edhe me tutje, me atentatin e deshtuar prane nje stadiumi ne Milano ne mesin e viteve 1990.

Por le ti kthehemi Shqiperise.
Ne fakt eleminimet dhe vrasjet ne Shqiperi qe paralajmeruan nje furtune qe do niste ndoshta me vitin 1991, me renien e sistemit moniste, me shkaterrimin e pronave publike. Por edhe me vrasjen e kater deshmoreve te demokracise ne 2 Prill ne Shkoder. Vrasje e pazbardhur plotesisht edhe sot e kesaj dite, nje vrasje qe per pak sa nuk shkaktoj nje perplasje edhe me te madhe (ne nje interviste te tij analisti I.K. thote se kishte kohe qe UDB kishte ngritur nje baze logjistike ne Podgorice). Vite me vone po ky analiste dhe eskpert ne fushen e sigurise kombetare, ne nje emision ka thene se keto ekzekutimi ishin kryer me arme te markes Zastava, per cudi me nje arme te till eshte vrare dhe nje oficer i rep 326 para Shkolles se Bashkuar ne ditet e tensionit te renies se bustit te E. Hoxhes. Pas autombombes se Firmes VEFA. gati tre muaj fiks, ndodhi masakra elektorale e 26 majit 1996. Ne 28 Maj 1996 ndodhi gjakosja e opozites socialiste ne Sheshin Skenderbej. Ne Korrik 1996, disa dite me vone ekzekutohet Drejtori i Burgjeve zoti B. Kaloshi(i ndjere). Ne Shtator 1996 arrestohen pjestaret e te ashtequajtures Banda e Hakmarrjes. Por edhe kjo nuk i dha fund atentateve dhe bombave. Ne Nentor 1996 nje shperthim i fuqishem gati shkaterron shtepine e Kryetarit te Gjykates se Apelit , P. Martini. Ne 28 Shkurte 1997 hapen depot ushtarake ne Vlore dhe nise perplasja e armatosur midis qytetarve dhe agjencive ku shkaktohen disa viktima. 1997 organizohen zgjedhjet parlamentare. Gjate dhe pas tyre raportohen nje sere incidentesh te armatosura, bile edhe para komisionit te zgjedhjeve. 1997-1998 territori kontrollohet nga banda te armatosura te shfaqeshin ne krahe te njeres apo tjetres force politike, ku ndodhin disa masakra me e renda ne Uren Vajgurore dhe Levan. Ne 1998 vritet deputeti Azem Hajdari. 12 Shtator 1998 ne Tirane, tensionet jane te larta pas varrimit te tij, opozita sulmon disa institucione por detyrohet qe te largohet me vone. Kryeministri i rikthyer nga Maqedonia (i ndihmuar nga persona te forte per tu larguar) jep dorheqe pas disa diteve. Ne vend rikthehet perseri aktet terroriste, por kete radhe kunder shtyllave te tensionit te larte. Lufta ne Kosove duket sikur i jep fund akteve te tensionit. Per te rifilluar perseri pas qeshorit 1999 me autobomba dhe bomba sidomos ne veri te vendit dhe ne shtyllat e tensionit te larte. Fillimi i viteve 2000 nis me nje ser atentatesh ndaj personave te fuqishem dhe me pushtet sidomos ne Tirane, Lushnje dhe vende te tjera. Viti 2001 nje grup kriminal i fuqishem ne Lushnje qe dominonte de facto dhe de jure jeten e qytetit, tenton te hedhe ne ere stadiumin ne kete qytet, fatmiresisht personi qe u caktua te kryente kete atentat caktivizon bomben dhe njofton organet ligjezbatuese. Cuditerishte kjo ngjarje ngjane si dy pika uji me atentatin e deshtuar ne nje stadium ne Milano ne fillim te viteve 1990. Pas zgjedhjeve te vitit 2001 vihet re nje katapultim i pseudobiznesmeneve ne politik. 15 Mars 2008, nje shperthim i fuqishem 15 km larg Tiranes i mere jeten 30 punetorve te demontimit ne Fabriken e Gerdecit. 21 Janar 2011 nga nje perlasje e dhunshme para Kryeministrise vriten 4 qytetar te pafajshem. Fillim viteve 2010 -2013, rifillojne perseri eleminimet me autobomba sidomos ne Tirane- Durres-Vlore-elbasan. Vitet 2019-2020 disa eksponent te njohur te krimit shqiptar cuditerishte dalin nga Burgjet.

Shprehja “Strategji e Tensionit” eshte permendur per here te pare nga nje gazet britanike (Observer) ne 1964. Sipas tyre kjo strategji kishte synimin e ngritjes se tensineve, me qellim qe politikan te ndryshem te forconin pushtetin. Pra ta kishin alibi per te instaluar regjime qe eleminonin disa liri demokratike ne emer te stabilitetit te brendshem. Strategjia e tensionit eshte nje forem operimi qe synon terheqjen e vemendjes se opinionit nepermjet frikes dhe pasigurise, ndersa nga ana tjeter kjo strategji synon operimin sa me qete ne terren per realizimin e planeve per kontrollin total te pushtetit si dhe resurseve kombetare.

Nga ana tjeter strategjia e tensionit mund te jete veper e qarqeve te ndryshme qe synojne destabilitet ekonomik, politik dhe shoqeror. Nikola Pashic dikur ka thene se, serbet duan qe Shqiperia te jete nje shtet, por nje shtet i dobet, i percare nga konfliktet e brendshme dhe dhuna. Ndaj nuk ka shpjegim tjeter menyra e ngjitjes se personave me te kaluar kriminale ne krye te institucioneve si p.sh Parlamentit. Apo edhe organeve te tjera. Sot nje arme e fuqishme kunder stabilitetit por edhe kunder demokracdise dhe shendetit te rinise , eshte droga. Droga eshte nje arme qe ndihmon strategjin e tensionit, nje arme me e rende dhe me viktimaberese se cdo lloj bombe dhe autobombe. Lufta qe ka shperhyer midis grupeve rivale per kontrolloin e saj, eshte nje nga fragmentet e strategjise se tensionit. Droga deformon voten dhe demokracine. Droga eshte ushqim per mafian, krimin dhe korrupsionin. Droga eshte nje shtylle e fuqishme qe mban ne kembe “strategjin e tensionit”. Vendet ne te cilat prodhohet ajo si ne Kolumbi, Ameriken Latine, nuk kane qene asnjeher shtete normale, me nje demokraci normale. Por vende ku krimi dhe pushteti nuk ndahen me vije ndarese.

Aplikimi i kesaj lloj strategjie ka rezultuar me nje bilance te frikshem si njerezor ashtu edhe ne rrenimin e `disa parimeve te rendesishme ne fushen e sundimit te ligjit. Por kjo strategji ka demtuar rende edhe imazhin e Shqiperise ne rrafshin nderkombetar, si dhe ka minuar iden e madhe te rilindasve per Bashkimin Kombetar.

Thuhet se qe prej vitit 1991 ne Shqiperi, ne luften qe ka shperthyer midis grupeve rivale ne fushen e droges dhe prostituciuonit, kane humbur jeten afersishte 5000 te rinje dhe te reja. Vetem gjate vitit 1997-1998, kur institucionet e shtetit u rrenuan si keshtjella rere, jane vrare nga 2000 – 5000 persona, duke mos patur nje shifer te sakte. Thuhet se jane shkaterruar rreth 500 fabrika dhe uzina si dhe qindra dhe mijera plantacione me agrume, ullinje, rrushe. Thuhet se vetem per ligjin 7501 te tokes jane vrare dhe plagosur 7501 qytetar. Policia Italiane ka dhene nje shifer se nga Shqiperia ne drejtim te Italise jane trafikuar 30 000 deri 100 000 femra. Thuhet se ne lufte me krimin e organizuar jane vrare 265 oficer policie, qe sipas statikave i bje nje oficer te vrare ne cdo 45 dite. Thuhet se nga viti 1996 dhe deri ne 2020 jane vendosur qindra bomba dhe autobomba neper rruget e qyteteve te Shqiperise. Jane hedhur ne re dhjetra shtylla te energjise elektrike.
Kostoja ka qene e frikshme dhe ne planin nderkombetar, ku imazhi i Shqiperise eshte rrenuar, ndersa jane shtyre disa here marrveshjet dhe negociatat per te hyre ne BE. Thuhet se gati dy milion banore jane larguar nga Shqiperia. Thuhet se disa qindra dhe mijera Shqipetar kane vdekur nga perplasjet per mosmarrveshjet ne trafikun e droges dhe prostitucionit, thuhet se qindra kane vdekur nga overdoza, ndersa disa mijera shqiptar ndoshen prapa hekurave nga Greqia ne USA.

Thuhet se licensat publike dhe tenderat kontrollohetn nga mafia e cila dominon cdo qytet me forcen e armeve.. …………….. Pra kjo eshte strategjia e tensionit, nje shtet ne anarki dhe kaos, anarki ligjore dhe politike, anarki ekonomike, anarki juridike dhe gjyqesore, anarki mediatike, anarki konstitucionale.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.