Kryeministri Edi Rama është mburrur shpesh se ai punon për gjeneratën tjetër. Mirëpo një pjesë e madhe e shqiptarëve duan të ikin. Për arsye të ndryshme. Kryeministri thotë se emigrimi është dukuri e përhershme, kështu që për të nuk duhet të shqetësohet kush.

Kryeministri thotë se nëse kriminelët garojnë me partinë që ai drejton, kjo është përgjegjësi e tyre dhe jo e tij. Është e njëjta parti që rekruton ekeslentët, por nuk i kandidon asnjëherë.

Z. Rama hodhi në sulm njerëzinë pse Ilir Meta fliste për 700 mijë euro në një video. Më pas z. Rama bëri marrëveshjen historike me z. Meta.

Ju pëlqen!

Kanabizimi, ndërtimi për ca e ca, janë ekonomia e vetme. Vjedhja e pronës me letra dhe koncesionet janë marifetet e mirënjohura të modelit të tij qeverisës.

Nuk po zgjatemi me mbrojtjen që ky njeri u ka bërë të inkriminuarve. Mund të vazhdonim ngjatë. Ajo që të bën kurioz në këtë relativizim kaq radikal, është fakti nëse z. Rama e di se çfarë do të thotë kryeministër apo jo? Se lodra të tilla nervash me shoqërinë kanë pasoja dhe të rënda madje? Zotëria nuk është ndonjë trim i madh, as edhe kur prish gojën në telefona e pastaj mburret se u soll si shqiptar. Ndaj kjo rrugë politike që ai po shtron duke u tallur dhe relativizuar të keqen është me rrezik edhe për të vetë, që mesa duket po projekton për shkak edhe të frikës që ka, Shqipërinë për ata që do mbeten këtu, sepse gjenerata tjetër po ikën.

Suksesin dhe medaljet zotëria mund t’ia japë vetes dhe gazetarëve që i bëjnë hosananë e përnatshme. Pse pakkush beson te Shqipëria e tij, te ky vend që po zhvishet nga çdo gjë dhe ku po mbeten përherë e më pak. Ndaj edhe ai ndihet përherë shumicë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.