Shqip, or tungjatjeta!

Me të gjitha shkronjat e vërteta,

shkruaj shqip or t’u zgjattë jeta!

Ju pëlqen!

Tridhjetë e gjashtë, mos u ngatërro,
i kemi të shtrenjta, mos i harro!

Ç dhe Ë dy germa dalluese,

si rrezet e diellit, janë përvëluese,

nëse s’i përdor, drejt edhe mirë,

fjala humb kuptimin, shkon në humbëtirë.

Linguam iliricam të vjetër e kemi,

një alfabet për të gjithë sa jemi,

foli At Gjergj Fishta në Manastir,

Hafëz Ali Korça “Të lumtë o bir”!

Nder dhe respekt për këta dijetarë,

nga një mision në tjetrin, të pandarë,

bashkuan mendjet për ABC-në e njësuar,

gjuhën e perëndisë për ta lartësuar.

Për alfabetin, kur të bjerë fjala,

të gjitha gjuhëve të gjalla, bëju të fala!

Shkruaj e shqiptoj gjuhët e botës mbarë,  

Me  36 shkronjat, si margaritarë.

Nga Xhemi HAJREDINI

Strugë, 20 nëntor 2019 (Me rastin e 111 vjetorit të Kongresit të Manastirit)

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!